• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Progresive apo e sheshtë? Efektive.

nga Fast News
3 weeks më parë
në Analizë
0
Progresive apo e sheshtë? Efektive.

Igli Tola

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Igli Tola, pedagog, ekspert ekonomie

Debati mbi sistemin tatimor në Shqipëri është shpesh i përqendruar në zgjidhjen binare: taksa e sheshtë apo taksa progresive. Ky përqendrim instrumental shpesh shmang problemet më thelbësor që ndikojnë financat publike: zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, ulja e informalitetit dhe kontrolli efikas ndaj korrupsionit. Këto faktorë e dobësojnë kapacitetin fiskal, tkurrin të ardhurat dhe minojnë besimin e qytetarëve në sistemin fiskal dhe administrativ.



Një qasje efektive kërkon adresim të thellë të këtyre çështjeve, përmes reformave strukturore dhe forcimit të institucioneve. Pa adresuar së paku këto të tria, çdo ndryshim në sistemin tatimor do të mbetet kozmetik dhe nuk do të sjellë shtim të qëndrueshëm të të ardhurave buxhetore, as përmirësim të mirëqenies sociale.

Shkalla e tatimpaguesve formalë në Shqipëri mbetet e ulët, pasi një pjesë e konsiderueshme nuk regjistrohen në mënyrë të rregullt ose shmangin pjesërisht detyrimet tatimore. Sipas të dhënave të CEIC, të ardhurat nga tatimet si përqindje e PBB-së mbeten ndjeshëm nën mesataren e vendeve të OECD-së që qëndronte në 33.9% në 2023.

Kjo diferencë tregon se, përtej nivelit nominal të taksave, problemi qëndron tek numri i ulët i tatimpaguesve dhe mosformalizimi. Edhe pse viti i fundit edhe si rezultat i ndikimit të efektit të inflacionit, pati rritje prej 16.4% të të ardhurave tatimore, teksa ekonomia pati një rritje modeste prej 3.9%.

Nga ana tjetër, ekonomia informale në Shqipëri shkon rreth 30–35% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa të dhënat e “World Economics” flasin për një nivel prej 28.1%.

Ky informalitet pasqyron biznese që operojnë jashtë regjistrave zyrtarë, punë të padeklaruar e paguar dhe marrëveshje “në dorë”, duke dëmtuar konkurrencën e drejtë dhe duke pakësuar ndjeshëm të ardhurat që do të mund të mblidheshin. Për më tepër, informaliteti rrallë siguron mbrojtje sociale apo investime afatgjata, çka zbeh potencialin zhvillimor të vendit.

Për të folur për korrupsionin, i përhapur si tek zyrtarët e administratës publike dhe sistemi gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në pranimin dhe zbatimin e detyrimeve fiskale. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria mori vetëm 42 pikë (nga 0 “shumë i korruptuar” deri në 100 “i pastër”), duke u renditur në vendin e 80-të nga 180 vende.

Raporti i vitit 2023 vlerësoi vendin me 37 pikë dhe vendin e 98-të, çka tregon përpjekje të filluara, por ende sfida të mëdha në konsolidimin e institucioneve anti-korrupsion, siç është SPAK. Pa një administratë të drejtë e të besueshme, shumë tatimpagues do të vazhdojnë të shmangin pagesat, me justifikimin se nuk mirë-përdoren/administrohen për të mira publike.

Për të ardhur te zgjidhjet për rritjen e bazës së tatueshme, alternativat janë diverse. Zgjidhja e thelbit të problemit, kërkon kombinimin e stimujve dhe detyrimeve. Lehtësira selektive tatimore për regjistrimin e bizneseve të vogla, apo të reja mund të sjellin formalizim të shpejtë, ndërkohë që një sistem përkatës verifikimi duhet të parandalojë abuzimet.

Duke punuar paralelisht për përmiresimin e dialogut midis administratës së tatimeve dhe komunitetit të bizneseve, ngritja e qendrave të asistencës tatimore dhe fushatat e edukimit fiskal mund të rrisin ndërgjegjësimin dhe vullnetin për përputhshmëri. Bashkë edhe me reformën në drejtësi, duke shpjerrë në forcimin e organeve anti-korrupsion dhe një mjedis transparent e konkurrence të drejtë, janë thelbësore për të rikthyer besimin e humbur ndër vite.

Avancimi në konsolidimin e Gjykatës Speciale Anti-Korrupsion, mbështetjen e Prokurorisë së Posaçme dhe mekanizmave të raportimit të konfliktit të interesit mund të frenojnë praktikat korruptive. Pa një avantazh të tillë institucional, çdo përpjekje për të zgjeruar bazën tatimore mund të sfidohet nga mosbesimi.

Një qasje gjithëpërfshirëse për zgjerimin e bazës së tatueshme do t’i përfshijë aktorët kryesorë të ekonomisë – sipërmarrës të vegjël, përfaqësues tregtarë, organizata të shoqërisë civile dhe sindikata pune – në një dialog konstruktiv dhe të vazhdueshëm.

Duke krijuar grupe ad-hoc konsultative sektoriale, qeveria mund të dëgjojë shqetësimet specifike të secilit sektor dhe të hartojë politika që reduktojnë barrën administrative dhe burokratike pa komprometuar drejtësinë fiskale. Përmes pjesëmarrjes së bizneseve në formulimin e politikave tatimore, do të rritet transparenca dhe do të zvogëlohet rezistenca populiste kundër regjistrimit dhe deklarimit të ardhurave, duke e bërë secilin tatimpagues më të përfshirë dhe më të angazhuar në procesin buxhetor.

Përtej politikave ligjore dhe dialogut institucional, edukimi fiskal dhe ndërtimi i një kulture të përgjegjshme tatimore luajnë rol kyç në zgjerimin e bazës tatimore. Fushata të gjera së pari informuese, e pastaj edhe edukative, duhet të nxisin ndërgjegjësimin mbi një moral qytetar ku pagesa e taksave shihet si investim afatgjatë në mirëqenien publike – rrugë, shkolla, spitale dhe pensione.

Duke përfshirë në programe arsimore në universitete dhe shkolla të mesme elementë bazë të ekonomisë publike dhe përgjegjësisë sociale, do të kultivohet një brez i ri i qytetarëve që kupton rëndësinë e kontributit individual për të mirën e përbashkët. Në këtë mënyrë, zgjerimi i bazës tatimore nuk do të jetë thjesht një detyrim ligjor, por pjesë e një kontrate sociale e morale midis shtetit dhe qytetarit.

Më konkretisht, për të zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme bazën tatimore në Shqipëri, është e domosdoshme të ndërmerret një reformë gjithëpërfshirëse e ligjeve tatimore duke ndjekur parimin “sa më i thjeshtë, aq më efektiv”, duke eleminuar gradualisht përjashtimet e panumërta dhe skemat e veçanta që krijojnë hapësira për shmangie dhe keqpërdorim.

Përjashtimet, të cilat aktualisht shtrihen nga bujqësia deri tek ICT-ja e subvencionuar, duhet të rishikohen me kritere buxhetore dhe sociale të matshme, duke u dhënë përparësi vetëm atyre sektorëve me ndikim të provuar në punësim dhe eksporte, ndërsa çdo lehtësi e re duhet të vlerësohet paraprakisht në një “komision transparence” që përfshin përfaqësues të biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile.

Nuk mbetet vetëm në suazën e zgjedhjes, por të një detyrimi moral për të ndërtuar një sistem taksash që reflekton aspiratat tona europianizuese, për drejtësi sociale, zhvillim dinamik dhe mirëqenie të qëndrueshme. Për të realizuar mirëfilltazi një transformim fiskal – duke u shndërruar nga “toka e taksave të shmangura” në modelin e një vendi që paguan, investon dhe zhvillohet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ushqime të certifikuara, nga mishi te vezët, çdo produkt me kod sigurie

Para

Po kërkon të fitosh pa investuar shumë? Këto bizneset mund t’i fillosh sot

Para
Po kërkon të fitosh pa investuar shumë? Këto bizneset mund t’i fillosh sot

Po kërkon të fitosh pa investuar shumë? Këto bizneset mund t’i fillosh sot

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar