• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paga minimale 500 euro/ Ekspertja Radonshiqi: Shpresë për krahun e punës, por rrezik për bizneset

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Paga minimale 500 euro/ Ekspertja Radonshiqi: Shpresë për krahun e punës, por rrezik për bizneset
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adelina Onuzi

Në një Shqipëri ku çmimet rriten më shpejt se shpresat, dhe ku gjithnjë e më shumë të rinj shohin të ikurit jashtë vendit si të vetmen rrugë për një jetë më të mirë, debati mbi pagën minimale ka marrë përmasa të reja. Nga një temë teknike, është kthyer në një tregues të dinjitetit ekonomik.





Qeveria ka shpallur synimin për ta çuar pagën minimale në 500 euro deri në vitin 2026, një objektiv ambicioz, por për shumëkënd, edhe i vonuar.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2023, paga minimale në Shqipëri është rritur me 81.8%, nga 22,000 lekë në 40,000 lekë. Vetëm në periudhën 2020–2023, rritja ka qenë 14,000 lekë, duke reflektuar një tendencë për ta përafruar me nivelet e rajonit. Megjithatë, në vitin 2025, paga minimale mbetet në të njëjtin nivel si dy vjet më parë, 40,000 lekë, çka ngre pikëpyetje mbi ritmin dhe qëndrueshmërinë e mëtejshme të kësaj politike.

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, Business Magazine ka analizuar të dhënat më të fundit dhe ka intervistuar eksperten e ekonomisë Romina Radonshiqi, e cila na ndihmon të kuptojmë sfidat, shanset dhe kufijtë e këtij premtimi.

Cilat janë sfidat kryesore ekonomike dhe fiskale që mund të hasë Shqipëria në përpjekjen për të rritur pagën minimale në 500 euro deri në vitin 2026?

Rritja e pagës minimale, referuar kostos së jetesës në Shqipëri, është një domosdoshmëri, sepse sipas Numbeo, Shqipëria renditet si një nga vendet me kosto të lartë jetese krahasuar me rajonin, ndërsa pagat mesatare dhe minimale i ka ndër më të ulëtat, pas Kosovës.

Në këto kushte, është e nevojshme rritja e pagës minimale, por çështja qëndron tek sa e arritshme është ajo, sepse disa sektorë e kanë të vështirë të rrisin pagat për shkak të performancës së dobët financiare. Paga është një kosto për biznesin dhe rritja e saj nënkupton shtim të kostove operative.

Nëse bizneset kanë mundësi ta përballojnë, do ta rrisin pagën edhe pa ndërhyrje shtetërore, sepse e kuptojnë që punonjësit janë aset thelbësor. Por në sektorë si bujqësia dhe bizneset e vogla, sfidat janë më të mëdha. Këto biznese, për të shmangur presionin fiskal, mund të deklarojnë formalitet, por në realitet të mos paguajnë punonjësit në nivelin real të 500 eurove.

Duke pasur parasysh indeksimet e fundit të pensioneve, sa realist është synimi për të arritur një pension mesatar prej 400 eurosh në një afat të shkurtër?

Skema e pensioneve në Shqipëri përballet me disa sfida strukturore:

  • Numri i ulët i kontribuesve
  • Pagat e ulëta
  • Evazioni fiskal dhe informaliteti
  • Kushtet e vështira të punës
  • Emigracioni dhe plakja e popullsisë

Këto faktorë ndikojnë negativisht në financimin e skemës. Për shkak të mungesës së fondeve, buxheti i shtetit detyrohet të mbulojë deficitin. Synimi për pension mesatar 400 euro në një afat të shkurtër është i vështirë për t’u arritur, edhe nëse zbatohen politika agresive për formalizim dhe rritje të pagës mesatare. Ky objektiv mund të jetë më realist në një periudhë afatmesme, me reforma të qëndrueshme.

Si mund të ndikojë rritja e pagës minimale në tregun e punës dhe në konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare, veçanërisht atyre të vogla dhe të mesme?

Paga është një instrument shumë i rëndësishëm motivimi për fuqinë punëtore. Një nga arsyet pse tregu i punës nuk është atraktiv dhe pse është rritur numri i emigrimit është fakti që niveli i pagave në Shqipëri është i ulët. Paga rrit kërkesën për punë, por nga ana e biznesit, ajo mund të kthehet në një sfidë që ndikon në uljen e marzheve të fitimit. Nëse një biznes paguan punonjësit më mirë, ai mund të bëhet më konkurrues në treg, por nga ana tjetër, për bizneset me mundësi të vogla investimi, rritja e pagës mund të shpërndahet në rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

A është e qëndrueshme nga pikëpamja e financave publike një rritje e njëkohshme e pagës minimale dhe pensioneve në nivelet e synuara?

Rritja e pagës do të krijonte rritje të të ardhurave publike, por nga ana tjetër do të ndikonte pozitivisht edhe në skemën e pensioneve. Megjithatë, në një periudhë afatshkurtër, kjo nuk mund të përkthehet në qëndrueshmëri të financave publike. Rritja e performancës së të ardhurave publike dhe ulja e borxhit janë dy elementë të rëndësishëm të qëndrueshmërisë. Shqipëria ka këto dy objektiva, por shumë e rëndësishme është edhe krijimi i një tregu pune tërheqës dhe performanca e sektorit privat, me qëllim që të gjithë të arrijnë stabilitet financiar.

Shembuj ndërkombëtarë tregojnë se rritja e pagës minimale mund të jetë një mjet efektiv për rritjen e mirëqenies, nëse shoqërohet me politika mbështetëse. Në Gjermani, për shembull, paga minimale u rrit në mënyrë të ndjeshme në vitin 2022 nga 9.82 në 12 euro për orë, me synimin për të përmirësuar fuqinë blerëse të shtresave të ulëta dhe për të ruajtur barazinë sociale në kushte inflacioni të lartë.

Kjo rritje u bazua në analiza të ndikimit ekonomik dhe nuk solli pasoja negative në nivelin e punësimit. Edhe vende si Franca dhe Irlanda zbatojnë mekanizma automatikë për indeksimin e pagës minimale sipas inflacionit ose rekomandimeve të komisioneve të pavarura. Këto praktika sugjerojnë se një qasje e balancuar, e mbështetur në të dhëna dhe dialog me aktorët ekonomikë, mund të sjellë përfitime reale pa rrezikuar konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Shqipëria është përballë një udhëkryqi, rritja e pagës minimale është e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të frenuar emigracionin, por në të njëjtën kohë, ajo duhet të jetë e qëndrueshme për bizneset dhe financat publike.

Rruga drejt 500 eurove në vitin 2026 nuk është e pamundur, por kërkon më shumë se premtime politike. Kërkon një strategji të koordinuar midis shtetit, sektorit privat dhe tregut të punës.

Gjithashtu, Business Magazine pyeti audiencën në Linkedin mbi këtë vendim dhe se cila do ishte paga e duhur minimale në Shqipëri..Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Tarifat e Trump dhe kërcënimi nga një krizë e re çmimesh

Para

Java nis me diell, por me temperatura tipike dimri

Para
Java nis me diell, por me temperatura tipike dimri

Java nis me diell, por me temperatura tipike dimri

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar