• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Trump “merr në qafë” edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës

nga Fast News
1 month më parë
në Finance
0
Trump “merr në qafë” edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjallërimi kishte nisur, ndërsa fitorja e Donald Trump i dha një tjetër hov tregut të kriptomonedhave. Por katër muaj nga betimi si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregu i monedhave digjitale po shkon në tatëpjetë. “Lufta tregtare me tarifa” është shkaku. Nga mbi 102 mijë dollarë në fillim të vitit, Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë po vlen rreth 83 mijë dollarë.

“Në një farë mënyre ishte e pritshme. Sa herë që tregjet çoroditen, efektet ndihen menjëherë te kriptomonedhat. Për shkak se tregu është volatil dhe spekulimet nuk mungojnë. Ndaj edhe pati rënie”, shpjegon Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.



Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se rënia ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum shkuar në më pak se 1 mijë e 800 dollarë, Binance 592 dhe Solana vetëm 116 dollarë.

“Mendoj se është një humbje momentale. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half” ai i përgjysmimit të tij dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.

Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Lufta e tarifave ka ndikuar edhe te portofolet e këtyre të fundit.

“Në afatgjatë do të thosha se do të kemi një rikthim të fuqisë së kriptovalutave dhe nga kjo do të marrin më shumë para edhe ata shqiptarë që kanë portofole investimi”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.

Kur u krijua në 2009-n, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021 kur vlente 11 mijë e 800 e tani mbi 83 mijë dollarë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Hakmerret Kina, tarifa reciproke prej 34% për importet e mallrave nga SHBA

Para

Supergrabitja, dolën me 15 mln euro nga kanalizimet e bankës, u tradhtuan nga “thërrimet e bukës”

Para
Supergrabitja, dolën me 15 mln euro nga kanalizimet e bankës, u tradhtuan nga “thërrimet e bukës”

Supergrabitja, dolën me 15 mln euro nga kanalizimet e bankës, u tradhtuan nga “thërrimet e bukës”

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar