• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Ta bëjmë Amerikën sërish të pasur”, Trump dënon mbarë botën me tarifa

nga Fast News
1 month më parë
në Bota
0
“Ta bëjmë Amerikën sërish të pasur”, Trump dënon mbarë botën me tarifa

Donald Trump

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Pavarësia ekonomike Amerikane” nisi me një firmë. Presidenti Donald Trump zyrtarizoi vendosjen e tarifave, të paktën 10 për qind, për mbarë botën, duke filluar zyrtarisht atë që po konsiderohet një luftë tregtare. Në podium mori me vete dhe një listë me vendet më të prekura, duke renditur në krye Kinën dhe më pas Bashkimin Europian.

“Miqtë e mi Amerikanë, kjo është Dita e Çlirimit. Kemi pritur për një kohë të gjatë. 2 Prilli i 2025-ës do të mbahet mend përgjithmonë si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur fati i Amerikës u rikuperua dhe dita që filluam ta bëjmë Amerikën të pasur përsëri. Për dekada, vendi ynë është plaçkitur, përdhunuar dhe grabitur nga kombet e afërta dhe të largëta. Si punëtorët e çelikut, punëtorët e automobilave, fermerët dhe mjeshtrit e aftë, ata kanë vuajtur me të vërtetë në ankth teksa liderët e huaj na kanë vjedhur punët, mashtruesit e huaj kanë plaçkitur atë që dikur ka qenë ëndrra e bukur Amerikane”, tha Trump.



Ndaj Kinës tarifa është 34%, Bashkimi Europian preket me 20%, Britania me 10%, Koreja e Jugut me 25 dhe Japonia me 24, ndërsa ka vende të tjera si Kamboxhia, Madagaskari apo Mianmari që goditen me rreth 50% tarifë tregtare. Me këtë lëvizje, Trump synon që t’i detyrojë shtetet e prekura që të negociojnë marrëveshje të reja ekonomike.

“Ne po vendosim një dysheme prej 10%. E shikoni këtë listë? Kjo vazhdon edhe me shtete të tjera me tarifa që do të na ndihmojnë të rindërtojmë ekonominë tonë dhe në parandalimin e vjedhjes. Unë e konsideroj një masë disi reciproke, pasi nuk është plotësisht e tillë. Ne u kemi vendosur vetëm gjysmën e asaj që na merret ne. Nëse ata ankohen, dhe duan që tarifat të jetë zero, atëherë hajde dhe ndërto produktin tënd këtë në Amerikë, pasi nuk do keni tarifë. Thirrja ime është kjo: hiqni tarifat, ulni barrierat dhe mos manipuloni monedhën tuaj.”

Ndërkohë, Trump pati vendosur më herë tarifa në masën 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit. Gjithashtu caktoi dhe taksën 25% për importimin e automjeteve jo amerikane dhe për pjesët e makinave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Para

Tarifat e Trump trondisin tregjet, “fundoset” dollari

Para
Tarifat e Trump trondisin tregjet, “fundoset” dollari

Tarifat e Trump trondisin tregjet, “fundoset” dollari

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar