• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rikthimi i hekurudhave, qeveria prezanton 7 linjat që do të lidhin veriun me jugun

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Rikthimi i hekurudhave, qeveria prezanton 7 linjat që do të lidhin veriun me jugun
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Socialistët premtojnë rikthimin e trenave dhe modernizimin e hekurudhave në mandatin e katërt. Zv/kryeministrja Belinda Balluku teksa prezantoi planin ambicioz të transformimit infrastrukturor të vendit deri në vitin 2035, tha se projektet për autostrada dhe hekurudha të reja janë në një fazë të avancuar dhe vendi është gati për një epokë të re në transport.

Balluku deklaroi se nga një rrjet i lënë pas dore për dekada, tashmë vendi pritet të ketë një infrastrukturë hekurudhore moderne prej 530 km që do të lidhë veriun me jugun, duke transformuar mënyrën se si udhëtojnë qytetarët dhe si transportohen mallrat.





“Nëse flasim që po hedhim hapa drejt Europës, atëherë duhet të operojmë me të njëjtat instrumente si çdo shtet europian. Transporti hekurudhor është një prej tyre”, u shpreh Balluku.

Ajo bëri me dije se aktualisht, më shumë se 75% e punimeve për linjën Tiranë–Rinas–Durrës janë përfunduar. Balluku siguroi më tej se ky projekt do të dorëzohet brenda vitit 2025, për t’u vijuar më pas me ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin.

“Në pranverën e vitit 2026 të gjithë komponentët do të jenë të përfunduar. Atëherë do të kemi një transport komplet të ri, efikas dhe të përballueshëm për xhepin e çdo qytetari”, theksoi Balluku.

Në planin afatgjatë, Balluku prezantoi një vizion të qartë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor në të gjithë territorin me projektin për hekurudhën Vorë–Han i Hotit, për të cilën tha se punimet nisin në tremujorin e fundit të vitit 2025.

Sakaq punimet për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë do të nisin në fillim të vitit 2026 dhe vazhdimi I saj nga Rrogozhina drejt Pogradecit do të rikonstruktohet po ashtu, me punimet që nisin në vitin 2028. Ndërkohë, është planifikuar edhe krijimi i dy linjave të brendshme, një që do të lidhë portin e ri industrial të Porto Romanos me hekurudhën ekzistuese Tiranë–Durrës, dhe një tjetër për Aeroportin e Vlorës, që do të lidhet me qytetin përmes trenit.

“Nuk mund të ndërtosh një aeroport dhe ta lësh të ndërlidhur vetëm me rrugë automobilistike. Transporti publik është kërkesë e çdo turisti që viziton Shqipërinë”, tha Balluku.

Në buxhetin e qeverisë është parashikuar edhe rehabilitimi i linjës Rrogozhinë–Vlorë, si dhe është prezantuar projekti madhor “Hekurudha Kuqezi”, e cila kalon përmes Shkodrës dhe Gjakovës e pritet të krijojë akses të drejtpërdrejtë në Korridorin e 10-të europian, përmes lidhjes me Nishin.

“Kjo nuk është më thjesht një ëndërr, por një projekt konkret që do i japë Shqipërisë një pozicion strategjik në lëvizjen e mallrave në Ballkan dhe më gjerë”, theksoi Balluku.

 

Shatë projektet për hekurudhën shqiptare:

1-       Vorë–Han i Hotit: Nisja e punimeve është planifikuar për tremujorin e fundit të vitit 2025

2-       Durrës–Rrogozhinë: Hapen punimet në fillim të vitit 2026

3-       Rrogozhinë–Pogradec: Rehabilitimi planifikohet të nisë në vitin 2028

4-       Linja e re Sukth–Porto Romano: Do të lidhë portin e ri me rrjetin ekzistues hekurudhor

5-       Segmenti hekurudhor për Aeroportin e Vlorës: Do të mundësojë lidhjen e aeroportit me qytetin përmes një linje moderne treni

6-       Segmenti Rrogozhinë–Vlorë: Do të kryhet rehabilitimi i linjës ekzistuese

7-       Hekurudha Kuqezi: Do të lidhë Shqipërinë me korridorin e 10-të europian përmes Nishit

Etiketa: aktualitet
Pas

Multitasking nuk funksionon! Dakord, po çfarë duhet të bëjmë për të mbyllur punët?

Para

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët?

Para
Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët?

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët?

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar