• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen

nga Fast News
3 weeks më parë
në Biznes
0
MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Termi mompreneur përbëhet nga dy termat në anglisht mom dhe entrepreneur dhe u referohet nënave që vetëpunësohen; pra nisin një sipërmarrje, qoftë sado modeste në infrastrukturë biznesi dhe të ardhura, ndërsa kujdesen për fëmijët e tyre. Termi u prezantua dhe nisi të përdorej për herë të parë në vitin e largët 1994. Në ekonominë e sotme globale, e cila bëhet gjithnjë e më shumë digjitale, ku puna nga distanca është normalitet dhe teknologjia është në zhvillim, mompreneurship duket të jetë një alternativë e vërtetë përkundrejt punësimit  tradicional.

Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës, burimeve dhe punës ashtu sikundër brenda mureve të një shtëpie, optimizëm kokëfortë, vendosmëri absolute dhe një ide biznesi që i përafrohet jetës së përditshme, për të cilën keni përgatitjen, njohuritë dhe përvojën e duhur janë elementët e nevojshëm që mund të çojnë drejt fillimit të një biznesi çdo nënë të re.



Pse gjithnjë e më shumë nëna shqiptare po zgjedhin sipërmarrjen?

Shumë nëna që duan të kthehen në punë pas pushimit të lehonisë nuk gjejnë mundësi të kënaqshme, që t’i lejojnë ato të kenë atë balancën e nevojshme dhe aq shumë të kërkuar mes punës dhe familjes. Shpesh ato nuk ia dalin të reduktojnë orët e tyre të punës në kohë të pjesshme në punën e tyre të vjetër. Ndonjëherë është e vështirë të sinkronizet orari i caktuar i punës me orarin e çerdhes.

Shumë nëna (në mos të gjitha) do të donin të kalonin më shumë kohë me fëmijët e tyre – por nga ana tjetër ato nuk duan ose nuk mund të jenë thjesht ‘’një shtëpiake’’. Disa sipërmarrëse nëna mund të kenë ëndërruar gjithmonë që një ditë të fillojnë biznesin e tyre dhe koha e lejës prindërore duket se më në fund u jep atyre mundësinë për ta menduar e vizualizuar më mirë idenë e tyre dhe hedhur hapat e parë në këtë drejtim.

Ka shumë arsye pse nënat mund të dëshirojnë të bëhen të vetëpunësuara. Edhe nëse po mendoni të filloni biznesin tuaj sepse nuk keni mundësi të tjera, kini parasysh se ky hap mund të hapë shtigje të reja emocionuese në jetën tuaj: modelet e shkëlqyera dhe përmbushëse të biznesit shpesh zhvillohen nga nevoja! Por vetëpunësimi nuk është zgjidhje për çdo nënë. Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë fare këtë,sepse gjithçka mbart një rrëzik financiar të dukshëm.

Në vendin tonë, shumë gra shqiptare përballen çdo ditë  me sfidën e zgjedhjes mes karrierës dhe familjes. Megjithatë, me rritjen e mundësive në tregun digjital, e-commerce dhe shërbimet freelance, nëna të shumta po gjejnë alternativa fleksibile që u lejojnë të punojnë nga shtëpia, të menaxhojnë oraret sipas nevojave të fëmijëve dhe të krijojnë burime të qëndrueshme të ardhurash./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Gazifikohet Korça, Rama zbulon projektin që do të zbatohet më 2026

Para

I erdhi përqark Tokës 3520 herë, rikthehet pas 220 ditësh anija hapësinore

Para
I erdhi përqark Tokës 3520 herë, rikthehet pas 220 ditësh anija hapësinore

I erdhi përqark Tokës 3520 herë, rikthehet pas 220 ditësh anija hapësinore

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar