• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Burime Njerëzore

Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë

nga Fast News
4 weeks më parë
në Burime Njerëzore
0
Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

E prisni me padurim mesazhin e bankës “I nderuar klient, paga juaj u kreditua…”? Shqetësoheni se ndoshta karta me të cilën bëni blerje mund “t’ju lërë në baltë”? I doni shumë paratë, por menaxhimi i tyre ju krijon ankth.

Disa njerëz nuk i kanë marrëdhëniet mirë me paratë. Ja disa nga arsyet pse:



1. Je një blerës impulsiv

Ke kaluar një javë të keqe? Sigurisht një palë këpucë të reja apo një buzëkuq, të cilin nuk do t’a përdorësh asnjëherë mund të të relaksojë. Por, të shpenzosh për t’u ndjerë mirë është gjithmonë një ide e keqe.
Nëse ke lindur një fëmijë dhe nuk të pëlqen më trupi yt, atëherë një bojë e re flokësh dhe një trajtim pedikyr nuk do ta zgjidhin problemin. lumturia do të zgjasë një apo dy ditë.

Nëse e urren punën tënde dhe ke blerë pafund video-lojëra për t’u argëtuar gjatë pushimit, kjo nuk do t’i bëj orët e punës tënde më të bukura.

2. Je i papërgatitur apo dembel

Në çdo kafe më shoqërinë ofrohesh të paguash. Nuk preferon të hash në shtëpi, sepse ke para në xhep ndaj restorantet apo ushqimi i shpejtë është zgjidhja më e mirë. Zgjedhje të tilla janë ato që “e dobësojnë” kuletën tuaj. Nëse mund t’i përballoni, nuk ka asgjë të keqe, por nëse buxheti juaj mbaron 2 javë para rrogës së rradhës, atëherë duhet të filloni të bëni disa llogari.

3. Ke patur modele të këqija në menaxhimin e parave

Ndoshta prindërit e tu kanë qenë shumë keq me lekët dhe këtë zakon të keq e kë mësuar prej tyre. Është e vështirë të ndryshosh këtë sjellje kur je brumosur me të që në vogëli. Por, nëse do ta shohësh veten në një situatë më të mirë financiare, duhet të harrosh çfarë ke mësuar dhe t’ia nisësh nga e para. Fatmirësisht nuk është asnjëherë vonë për të mësuar aftësi menaxhuese të mira me paratë.

4. Nuk ke patur asnjë model

Ndoshta askush nuk të ka mësuar aftësitë bazike të menaxhimit të parave. Prindërit shpesh besojnë se po ju bëjnë fëmijëve një nder duke mos i ekspozuar ndaj sjelljeve të ndryshme që njerëzit kanë me lekët. E kuptueshme, por jo detyrimisht një zgjedhje e mirë. Ndonjëherë familjet duhet të shtrëngojnë rripin për t’ia dalë edhe në ditët më të vështira dhe nuk është gabim t’u shpjegoni fëmijëve pse ata nuk mund të shkojnë në kinema këtë fundjavë.

5. YOLO

Të jetosh momentin do të thotë adrenalinë, por jo e ardhme e mirë. Edhe pse paratë nuk mund t’i marrim me vete kur largohemi nga kjo botë, kursimet nevojiten edhe për t’i shërbyer vetes në moshë më të madhe (mund të mos duket shumë larg, por është e habitshme se sa shpejt fluturon koha dhe një ditë zgjohesh 40 vjeç).

6. Ju keni vërtet fat të keq (ose të afërm të këqinj)
Jo të gjithë në një situatë të keqe financiare arritën atje përmes zakoneve të këqija. Më ndodh që një çift vazhdimisht përfundon duke i zbrazur kursimet e tyre sepse familjet e tyre janë financiarisht të papërgjegjshme dhe ata e gjejnë veten që duhet të shpëtojnë vëllezërit e motrat harxhuese ose prindërit me sfida mjekësore.

Faturat mjekësore janë shkaku kryesor i falimentimit në SHBA; edhe njerëzit me sigurim shëndetësor mund të përfundojnë duke humbur të gjitha kursimet e tyre në trajtime të shtrenjta. Edhe Medicare dhe Medicaid nuk mbulojnë koston e plotë të shumë trajtimeve – nëna ime kohët e fundit kaloi kimioterapinë dhe rrezatim për të trajtuar kancerin dhe do të kishte paguar shumë më tepër nga xhepi nëse nuk do të kishte blerë sigurim shëndetësor shtesë për të mbuluar atë Medicare nuk do./WiseBread

Etiketa: aktualitet
Pas

Ambasada amerikane, apel qytetarëve: Aplikoni vetë për vizë, shmangni agjencitë. Ja pse…

Para

AI do të dyfishojë kërkesën për energji deri në vitin 2030. Koha për të kthyer centralet bërthamore?

Para
AI do të dyfishojë kërkesën për energji deri në vitin 2030. Koha për të kthyer centralet bërthamore?

AI do të dyfishojë kërkesën për energji deri në vitin 2030. Koha për të kthyer centralet bërthamore?

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar