• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Puglia-s përmes projekteve të infrastrukturës dhe logjistikës

nga ro ot
7 months më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Puglia-s përmes projekteve të infrastrukturës dhe logjistikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me rajonin e Puglias në Itali, me fokus logjistikën dhe transportin. Njëzet kompani puljeze të këtij sektori zhvilluan një takim me përfaqësues të institucioneve shqiptare, për t’u informuar më shumë lidhur me  investimet e kryera nga qeveria shqiptare në  infrastrukturë  në vitet e fundit  si edhe projektet me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona.

Takimi u organizua në Dhomën e Tregtisë në Bari si pjesë e një projekti bashkëpunimi, të promovuar nga Unioncamere Puglia dhe Uniontrasporti.

Projekti per infrastrukturën pason marrëveshjet e partneritetit tregtar dhe bashkëpunimit për zhvillim të nënshkruara së fundmi mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë dhe synon të informojë kompanitë italiane në lidhje me projektet për forcimin e infrastrukturës që kanë nisur tashmë në Shqipëri. Këto projekte kanë të bëjnë veçanërisht me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, lëvizjen e mallrave me rrugë detare, transportin hekurudhor, lidhjen dhe digjitalizimin e infrastrukturës dhe të proceseve.

“Ndërsa Komisioni Evropian punon për ndërlidhjet ndërkufitare të energjisë elektrike, Puglia bën pjesën e saj, duke punuar për të inkurajuar partneritetet me Shqipërinë në infrastrukturë. Ne duam të krijojmë kushtet për të përmirësuar fluksin e mallrave, por edhe për të promovuar  më gjerë njohuritë dhe kompetencat  e kompanive tona në fushën e transportit dhe ICT”, deklaroi Luciana Di Bisceglie, Presidente e Unioncamere Puglia.

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë i lartë që pas viteve ’90. Italia është partneri kryesor tregtar i vendit tonë, me 27.8% të totalit të shkëmbimeve tregtare për vitin 2024. Ndërkohë që fluksi i investimeve italiane në Shqipëri për vitin e kaluar përllogaritet në 1.7 miliardë euro, me rritje vjetore 16%.

Shkëmbimet ekonomiko-tregtare, në rritje të vazhdueshme ndër vite mes Italisë dhe Shqipërisë, në vitin 2024 kanë tejkaluar 3.3 miliardë euro dhe, së bashku me Lombardinë, është pikërisht Puglia që luan rolin kryesor mes distrikteve ekonomiko-industriale të Italisë, me mbi 500 milionë euro, pothuajse të ndara në mënyrë të barabartë mes importeve dhe eksporteve.

Me këtë nismë, Unioncamere Puglia dhe Uniontrasporti synojnë të forcojnë këtë prirje duke ofruar dhe promovuar një shkëmbim të njohurive teknike, me një vëmendje të veçantë ndaj mënyrës së përfshirjes së komuniteteve te biznesit në projektimin e infrastrukturave të reja dhe ndaj temave të dixhitalizimit dhe lidhshmërisë (Konektivitetit). Këto të fundit janë strategjike edhe për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që hap marrëveshja e nënshkruar së fundmi mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për realizimin e ndërlidhjeve energjetike mes dy brigjeve të Adriatikut.

Investitorët italianë dhe ata shqiptare që janë të interesuar për bashkëpunime të ndërsjella mund të informohen dhe të vendosin ura bashkëpunimi nëpërmjet selisë së Unioncamere Puglia në Tiranë, opoerative në  Shqipëri që në vitin  1999.

Unioncamere Puglia në Shqipëri është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok ndërmjet biznesit  italian dhe atij shqiptar, antena e pare e sistemit kameral italian ne Shqiperi dhe nje partner i rendesishem . Gjatë 25 viteve të aktivitetit të pandërprerë në mbështetje të sipërmarrësve, Dega e saj në Tiranë është shndërruar, për shumë ndërmarrje italiane dhe shqiptare, në një pikë referimi që garanton transparencë, besueshmëri, mbrojtje të marrëdhënieve tregtare dhete  partneritetrve industriale.

Luciana Di Bisceglie, Presidente della Camera di Commercio di Bari   e Presidente di Unioncamere Puglia

Pas

Supergrabitja, dolën me 15 mln euro nga kanalizimet e bankës, u tradhtuan nga “thërrimet e bukës”

Para

Kulla e akademi sportive, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit “Selman Stërmasi”

Para
Kulla e akademi sportive, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit “Selman Stërmasi”

Kulla e akademi sportive, përzgjidhet projekti për shndërrimin e zonës së stadiumit “Selman Stërmasi”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar