• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Hakmerret Kina, tarifa reciproke prej 34% për importet e mallrave nga SHBA

nga Fast News
4 months më parë
në Bota
0
Hakmerret Kina, tarifa reciproke prej 34% për importet e mallrave nga SHBA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kina ka hedhur hapin e parë hakmarrës kundër Shteteve të Bashkuara. Pekini do të vendosë tarifa reciproke prej 34 për qind për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga data 10 Prill, duke përmbushur kështu një premtim për të kundërpërgjigjur pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përshkallëzoi një luftë tregtare globale.

“Kjo praktikë e SHBA-së nuk është në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, minon seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe është një praktikë tipike bullizmi e njëanshme”, tha Komisioni i Tarifave të Këshillit Shtetëror të Kinës në një deklaratë duke njoftuar tarifat e saj hakmarrëse.





Të mërkurën, Trump njoftoi një tarifë shtesë prej 34% për të gjitha importet e mallrave kineze në SHBA, në një lëvizje që pritet të shkaktojë një rivendosje të madhe të marrëdhënieve dhe përkeqësimin e tensionit tregtar midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Që nga kthimi në pushtet në janar, Trump kishte vendosur tashmë dy këste prej 10% taksa shtesë për të gjitha importet kineze, të cilat Shtëpia e Bardhë tha se ishin të nevojshme për të frenuar rrjedhën e paligjshme të fentanilit nga vendi në SHBA. Kjo do të thotë se mallrat kineze që mbërrijnë në SHBA do t’i nënshtrohen efektivisht tarifave 54%.

Tarifat prej 54% janë më të larta se sa shumë analistë kishin pritur dhe mund të riformësonin rrënjësisht marrëdhëniet, dhe afërsisht gjysmë trilion dollarë në tregti, midis dy ekonomive pas dekadash ndërvarësie. Kjo do të thotë që produktet amerikane si, farmaceutikë, materiale për reaktorët nuklear dhe shumë produkte teknologjike. Konsumatorët dhe bizneset ka të ngjarë të përballen me inflacion më të lartë, me rritje të çmimeve në çdo gjë, nga importi i ushqimeve si kafeja dhe çokollata te iPhone dhe pajisje të tjera elektronike të prodhuara jashtë SHBA-së. Pothuajse të gjithë iPhone-ët prodhohen ende në Kinë, sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, megjithëse Apple ka zhvendosur disa nga fabrikimi i iPhone në Indi.

Si pjesë e masave hakmarrëse të shpallura të premten, Kina shtoi gjithashtu 11 kompani amerikane në “listën e saj të entiteteve jo të besueshme”, duke përfshirë prodhuesit e dronëve, dhe vendosi kontrolle eksporti në 16 kompani amerikane për të ndaluar eksportin e artikujve kinezë me përdorim të dyfishtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendet e BE-së “dëbojnë” mbi 8 mijë shqiptarë/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para me kthimet më të larta

Para

Trump “merr në qafë” edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës

Para
Trump “merr në qafë” edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës

Trump "merr në qafë" edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës

Të Gjitha

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

nga Fast News
09:26 | 25/07/2025
0

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

nga Fast News
09:17 | 25/07/2025
0

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

nga Fast News
09:07 | 25/07/2025
0

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

nga Fast News
08:59 | 25/07/2025
0

Recent News

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

09:26 | 25/07/2025
Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

09:17 | 25/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar