• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Gold Card”, Trump “shet” shtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë

nga Fast News
2 months më parë
në Bota
0
“Gold Card”, Trump “shet” shtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar zyrtarisht projektin e ri të quajtur “gold card”, Karta e Artë”, një nismë që u lejon shtetasve të huaj të pasur të përfitojnë qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara në këmbim të një investimi prej 5 milionë dollarësh. Ky projekt i cili  ishte shpallur në shkurt nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, tashmë është bërë realitet.

Sipas Trump, kjo kartë do të jetë një alternativë më e shpejtë dhe më ekskluzive se Green Card-i tradicional, duke përshpejtuar rrugën drejt shtetësisë amerikane për ata që kanë mundësi financiare të larta.





“Ka një kartë të gjelbër, tani do të ketë një kartë të artë”, deklaroi Trump gjatë një udhëtimi me Air Force One, duke prezantuar idenë si mënyrë për të sjellë kapital të huaj në SHBA.

Qëllimi i deklaruar i presidentit amerikan është të tërheqë kapital në Shtetet e Bashkuara me çdo kusht.

Dizajni i kartës së re është ngjyrë floriri, e gdhendur me portretin e fytyrës së Donald Trump, nënshkrimin zyrtar të presidentit dhe fjalët “The Trump Card”. Pas prezantimit, manjati shpjegoi se do të dalë në shitje në javët e ardhshme: “Do të mund të shesim miliona të tilla. Edhe për oligarkët rusë, ndoshta: unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë”, tha presidenti.

Projekti pritet të hyjë në fuqi në javët e ardhshme, ndërsa detajet zyrtare  pritet të bëhen publike së shpejti.

Por çfarë ofron “Gold Card”?

Qëndrim të përhershëm në SHBA për investitorët që paguajnë 5 milionë dollarë.

Proces më i lehtësuar drejt shtetësisë amerikane, pa ndjekur rrugën e zakonshme shumëvjeçare.

Përjashtim nga disa taksa, përfshirë ato mbi të ardhurat e fituara jashtë SHBA-së.

Sipas Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, kjo kartë do të zëvendësojë programin ekzistues EB-5, i cili aktualisht kërkon investime prej rreth 800,000 deri në 1 milion dollarë në projekte që krijojnë vende pune në SHBA.

Trump u shpreh optimist për suksesin e këtij programi, duke pretenduar se miliona karta të tilla mund të shiten, përfshirë edhe për biznesmenë dhe oligarkë ndërkombëtarë.

Nisma ka ngjallur debat, pasi shikohet si një mënyrë për të “blerë” nënshtetësinë amerikane, në një kohë kur emigrantët e zakonshëm përballen me procedura të gjata dhe të ndërlikuara. Kritikët e konsiderojnë këtë politikë si përjashtuese, që mund të hapë derën për ndikime të huaja në politikën dhe ekonominë amerikane.

Megjithatë, përkrahësit argumentojnë se nisma mund të sjellë rritje të investimeve të huaja dhe të ndihmojë ekonominë e vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas mishit të pulës me salmonelë, konsumatorët në rrezik nga luleshtrydhet me pesticide

Para

Si të menaxhoni buxhetin personal dhe të krijoni kapitalin tuaj

Para
Si të menaxhoni buxhetin personal dhe të krijoni kapitalin tuaj

Si të menaxhoni buxhetin personal dhe të krijoni kapitalin tuaj

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar