• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Gazifikohet Korça, Rama zbulon projektin që do të zbatohet më 2026

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Gazifikohet Korça, Rama zbulon projektin që do të zbatohet më 2026
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Nur” do të quhet projekti, i cili pritet të nisë në vitin 2026 dhe do të çojë në gazifikimin e qytetit të Korçës, një proces i cili do të jetësohet nga kompania azerbajxhanase ‘SOCAR’.Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku e prezantuan këtë projekt gjatë turit të takimeve elektorale që PS po zhvillon sot në qarkun juglindor.

Shefi i qeverisë premtoi se brenda pak vitesh Korça do të ngrohet me gaz, me kosto shumë të ulët, e po ashtu nënvizoi se projekti do të shtrihet në qytete të tjera të Shqipërisë.

“Ne duhet të bëhemi vend sovran nga pikëpamja e energjisë. Ky projekt do të shtrihet edhe në qytetet e tjera. Është e vërtetë një shenjë kuptimplotë e një miqësie të posaçme NUR, pasi kjo kompani ka kaq shumë projekte dhe kërkohet kudo. Gjetja e kohës dhe mundësia për të ardhur deri në Korçë me drejtuesin e kompanisë, që na bëri një shpjegim shterues dhe gjithashtu të tjerët, është një gjest kuptimplotë i një miqësie dhe partneriteti strategjik me një vend shumë mik. Nga ana tjetër dua të jap një detaj shumë të rëndësishëm për mua, ky emërtim i bukur “Nur” është zgjedhur posaçërisht nga presidenti i Azerbajxhanit, dhe është ai që kujdeset posaçërisht për këtë projekt”, tha Rama.

Më tej kryeministri zbuloi se Presidenti Ilham Aliyev për projektin e gazifikimit të Korçës nuk ka kërkuar asgjë në këmbim, por e ka propozuar si një dhuratë për një vend mik si Shqipëria.

“Kam qenë dëshmitar kur i ka thënë ministrit për projektin në Shqipëri: Nuk duam fitime, e rëndësishme është të mos humbasim dhe të fitojmë qytetarët e atij vendi mik”, zbuloi Rama.



Etiketa: aktualitet
Pas

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40 vjeç, jeton në Tiranë dhe është i përfshirë në politikë

Para

MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen

Para
MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen

MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

nga Fast News
15:05 | 12/12/2025
0

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

nga Fast News
14:48 | 12/12/2025
0

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

nga Fast News
10:30 | 12/12/2025
0

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Recent News

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

15:05 | 12/12/2025
Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

14:48 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar