• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët?

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vitit që lamë pas, më shumë kartëmonedha janë dërguar në sportelet e Bankës së Shqipërisë, për shkak të dëmtimit të tyre fizik. Përpunimi i kartëmonedhave është një proces që kryhet nga Banka e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen fizike dhe vërtetësinë e kartëmonedhave që kthehen nga qarkullimi prej bankave tregtare ose qytetarëve.

Në 2024, Banka e Shqipërisë përpunoi rreth 94.2 milionë copë kartëmonedha, krahasuar me 104.5 milionë copë në vitin 2023. Këto kartëmonedha u kontrolluan për të verifikuar autenticitetin dhe përshtatshmërinë për të vazhduar qarkullimin. Pavarësisht se janë përpunuar më pak kartëmonedha në 2024, shumë prej tyre kanë rezultuar të dëmtuara dhe disa false.





Një tregues i rëndësishëm në këtë proces është “norma e papërshtatshmërisë”, e cila tregon përqindjen e kartëmonedhave që konsiderohen të papërshtatshme për qarkullim, për shkak të konsumimit apo dëmtimeve fizike.

Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, kjo normë arriti 21.5% në 2024, që do të thotë se rreth një në pesë kartëmonedha u klasifikua si e papërshtatshme. Kjo normë është më e lartë krahasuar me vitin 2023, kur ishte 19.3%. Gjatë vitit, këto kartëmonedha janë zëvendësuar gradualisht me kartëmonedha të reja dhe të përshtatshme për qarkullim.

Gjithashtu, një tregues tjetër është koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhave, i cili tregon sa shpesh kthehen kartëmonedhat në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Në vitin 2024, ky koeficient ishte 0.6, që do të thotë se mesatarisht, një kartëmonedhë është kthyer më pak se një herë në vit në Bankën e Shqipërisë.

Koeficienti i qarkullimit ndryshon në varësi të prerjes së kartëmonedhës. Kartëmonedhat prej 500 dhe 1,000 Lekësh  janë kthyer më shumë se një herë në vit, që nënkupton se ato përdoren më shpesh në transaksione të përditshme dhe janë më të dëmtuara.

Edhe 200 lekëshi përdoret më shumë, por materiali i tij prej polimeri e bën rezistent ndaj dëmtimit, grisjes, apo njollosjes. Ndërkohë, prerjet më të mëdha si 5,000 dhe 10,000 Lekë kanë pasur një koeficient më të ulët, gjë që tregon se ato qarkullojnë më rrallë dhe shpesh mbahen për kursime, apo transaksione më të mëdha./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Rikthimi i hekurudhave, qeveria prezanton 7 linjat që do të lidhin veriun me jugun

Para

Numbeo: Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri

Para
Numbeo: Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri

Numbeo: Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar