• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bashkëpunimi me Italinë, sfidat dhe mundësitë përtej tregtisë dhe sektorëve tradicionalë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Bashkëpunimi me Italinë, sfidat dhe mundësitë përtej tregtisë dhe sektorëve tradicionalë

Luigi Triggiani

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

 Intervistë me Luigi Triggiani, Sekretar i Përgjithshëm i Unioncamere Puglia



 Si paraqitet gjendja e ekonomisë shqiptare në këndvështrimin e investitorëve të huaj?

Unë e frekuentoj Shqipërinë prej më shumë se 30 vitesh, jam i apasionuar pas këtij vendi dhe për këtë arsye gjykimi im nuk është i paanshëm. Kur mendojmë për Shqipërinë, mendojmë për një vend të vogël dhe malor. Italia, e cila nuk është një vend aq i vogël, varet strategjikisht dhe ekonomikisht kryesisht nga ekonomia europiane. Si rrjedhojë, edhe Shqipëria nuk mund të mos varet nga zhvillimet e konjunkturës ndërkombëtare europiane.

Kur mendoj për rrugëtimin që ka bërë Shqipëria në këto 30 vite – më shumë se 30 vite nga hera e parë që kam ardhur në Shqipëri, në janar të ’93-shit – dhe që e kam ndjekur për një kohë të gjatë, shoh se situata ndryshon vazhdimisht. Gjëja më interesante në Shqipëri është pikërisht kjo aftësi për t’u ndryshuar. Në 20 vitet e para të evolucionit të saj, u mendua se mund të bëhej një lloj “ofiçine” prodhimi në shërbim të ndërmarrjeve të vogla italiane. Dhe ashtu ka qenë – dhe në një pjesë të madhe, ende vazhdon të jetë një pjesë shumë e rëndësishme.

Pozicioni logjistik na mundëson të kemi shkëmbime të vazhdueshme, të kemi gra – kryesisht gra, por edhe burra – të angazhuar në aktivitetin prodhues italian dhe atë të puljez. Por Shqipëria nuk është vetëm kjo.

Shpejtësia e ndryshimit, që e kemi parë edhe në zhvillimin e turizmit, më bën të besoj dhe të shoh që ekziston një strategji e mirëfilltë. Sepse Shqipëria e ka kuptuar se ndodhet në një pozicion logjistik të veçantë. Është më afër Europës, por nuk është në Bashkimin Europian. Dhe kjo mund të jetë një avantazh. Një avantazh ekonomik dhe strategjik.

Është një hub logjistik, një nyje për tregjet që janë përtej Shqipërisë. Kjo e bën Shqipërinë me të vërtetë të rëndësishme për ne. E thonë edhe shifrat. Shifrat tregojnë se është e rëndësishme. 28% e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë janë me Italinë. Dhe kemi një rritje të vazhdueshme të investimeve – kemi arritur në 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 16%, edhe pse natyra e investimeve po ndryshon. Ato ndryshojnë çdo ditë duke u nisur nga  prodhimi, nga industria më e thjeshtë përpunuese etj.

Ka ende nevojë për përmirësim – si për italianët, ashtu edhe për shqiptarët – por jemi në rrugën e duhur.

 

Triggiani cilët janë sektorët potencialë për thithjen e investimeve të huaja dhe si pritet të jetë bashkëpunimi në vijim midis Shqipërisë dhe Puglia-s?

Shifrat. Shifrat vlejnë gjithmonë. 11 milionë e 700 mijë turistë në Shqipëri. Askush prej nesh këtu nuk do ta kishte besuar se mund të arrinim këto rezultate vetëm pesë vite më parë. Investimi në turizëm nuk është rastësi por është një drejtim strategjik i qeverisë shqiptare që të investojë në turizëm. Dhe pastaj vijnë rezultatet. Por, sigurisht, edhe në këtë rast, me pak karta në dorë për të luajtur, një vend i vogël, Shqipëria ka arritur të tërheqë vëmendjen. Kjo është një meritë e madhe.

Turizmi është pa dyshim një nga pikat kyçe, por edhe Hub-i logjistik, edhe digjitalizimi. Pasuria e Shqipërisë janë të gjithë të rinjtë dhe ish-të rinjtë që kanë emigruar në njëzet apo tridhjetë vitet e fundit, që kanë fituar përvojë dhe njohuri (knoë-hoë), dhe që mund të kthehen. Nuk kthehen të gjithë, por kanë mundësi të kthehen. Ky duhet të jetë objektivi strategjik për të gjithë jugun e Mesdheut. Nuk është një problem vetëm shqiptar.

Spanja, Italia e Jugut, Greqia, Shqipëria – të gjithë kanë të njëjtin problem me të rinjtë që largohen. Dhe është një sfidë që duhet ta përballojmë së bashku, sepse jemi të gjithë në të njëjtin treg, në të njëjtin liqen.

 

Cilat janë problemet që konstatoni dhe që janë në këndvështrimin e një investitori të huaj?

Janë probleme, të themi, më shumë ose më pak operative që i njohim pak a shumë të gjithë apo jo? Edhe pse në vend janë bërë përmirësime të mëdha në shpejtësi të ekzekutimit të procedurave, në burokraci, etj, ende duhen bërë hapa përpara. Por për ta përmbledhur, do të thosha se gjithçka që kërkon Europa për t’u anëtarësuar në BE, shërben edhe për të bërë biznes. Çertifikimet, standardizimi, transparenca, ulja e ekonomisë informale – janë të gjitha gjëra që vlejnë, dhe që sot Shqipëria mund t’i planifikojë dhe t’i realizojë ato.

 

Triggiani çfarë mund ti sygjeroni politikëbërjes shqiptare për të përmirësuar në drejtim të thithjes së investimeve të huaja?

Shqipëria, e përsëris, nuk mund të jem i sigurt por do të thoja me bindje, duket që ka një strategji për një vend, e përsëris, të vogël. Prandaj duhet të vazhdojë të ketë një vizion strategjik, të fokusohet në disa sektorë, për shembull ato që i përmendëm tashmë – turizmi, por jo vetëm.

Le të mendojmë për turizmin: kemi në një distancë prej vetëm 100 kilometrash – një distancë shumë e vogël – dy aeroporte ndërkombëtare, Tiranën dhe Barin, të cilët vetëm dhjetë vite më parë kishin shifra dhjetëfish më të vogla. Ky është një liqen i përbashkët shkëmbimi turistik, bashkëpunimi dhe jo konkurrimi. Sepse, nëse dua të shkoj sot në Neë York, për gjysmë ore jam në Bari dhe pas vetëm  një muaji nis linja Bari-Neë York, dhe po kështu edhe për Stambollin nga Bari.

Të mendosh për një shkëmbim, ëndrra dhe objektivi im është të kemi një Hub të përbashkët shkëmbimi dhe bashkëpunimi në fushën e turizmit. Sepse kemi dy shtete, një Shtet dhe një Rajon përballë njëri-tjetrit – të ndryshëm, por që e njohin mirë njëri-tjetrin.

Kemi 15.000 kompani në Puglia, me ortakëri shqiptare, të regjistruara në Dhomae  Tregtisë, kështu që e njohim mirë njëri-tjetrin. Shumë shqiptarë kalojnë nga Puglia, por më pas largohen, sepse është shumë afër Shqipërisë – nuk është “trendy”. Pra, e njohim kaq mirë njëri-tjetrin, sa është bërë më shumë një tokë tranziti.

Ky mund të jetë një objektiv: bashkëpunimi i ngushtë  në fushën e  turizmit, i cili  do të sillte perfitime për të gjithë.

Faleminderit Zoti Triggiani

Faleminderit, faleminderit juve/ A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Tokat pa tapi, dalin në shitje me 1 euro – Në maj hyn në fuqi “Paketa e Maleve”, kriteret kush përfiton

Para

Për të tretin vit BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

Para
Për të tretin vit BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

Për të tretin vit BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar