• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
9 months më parë

Vetëm miqësia nuk mjafton, bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve dhe rënien e euros

ngaFast News
në Biznes
0
Vetëm miqësia nuk mjafton, bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve dhe rënien e euros

Miqësia dhe afërsia gjeografike nuk mjaftojnë për të bërë biznes… Vendi ‘i preferuar’ i Italianëve për të investuar, ‘Shqipëria’ tashmë nuk është ajo e 10-viteve më parë, pasi mungon fuqia punëtore me kosto të ulët dhe nga ana tjetër bizneset ankohen edhe për zhvlerësimin e valutave që ju ka shkaktuar humbje.
“Kur erdha në Shqipëri para 10 vitesh euro këmbehej me 140 lekë dhe sot ky kurs këmbimi është nën 100 lekë. Shqipëria është një vend në zhvillim dhe kjo është bukur, por ky vlerësim i lekut, ka bërë që të humbë me 30% avantazhi konkurrues që sipërmarrjet italiane kishin këtu. Mund të themi se oferta italiane për paga më të larta është përgjysmuar. Kjo ka sjellë përgjysmim të komunitetit italian këtu duke braktisur edhe projekte investimi të rëndësishme”, shprehet Sinkron Davide Rogai, presidenti  ri i “Konfindustria Albania”.

Përparimi ekonomik i Shqipërisë dhe transformimi i saj sipas Konfidustria Albania, nuk duhet të kufizohet vetëm në programe sektoriale afatshkurta. Në prag të zgjedhjeve parlamentare bizneset italiane kërkojnë politika ekonomike më të qëndrueshme.

“Kemi anëtar në Shqipëri që kanë nevojë për kapital njerëzor të kualifikuar. Duhet siguri për të pasur rregulla të qëndrueshme, që të mos shohin vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme por të shohin në perspektivë për 20-vitet e ardhshme, të ketë vizion afatgjatë”, tha Sergio Fontana ish president i Konfindustria Albania.

Këtyre shqetësimeve zëvendësministri i Ekonomisë Enkelejd Musabelliu, iu përgjigj përmes një projeksioni për të ardhmen e ekonomisë shqiptare në dyert e BE.

“Ky vend ka ecur me një ritëm shumë të shpejtë dhe e ardhmja ekonomike e Shqipërisë s’do jetë kjo që kemi sot. Në Shqipëri do të ketë më shumë industri dhe më pak shërbime. Për këtë po punojmë edhe për politikën industriale edhe në kuadër të integrimit në BE”, tha Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i MEKI.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 2.875 biznese italiane, të përqendruar në sektorin e Industrisë përpunuese, Ndërtim, Tregti dhe Shërbime të tjera.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani!

Para

Lamtumirë modele, H&M do të përdor AI për reklamat e saj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Lamtumirë modele, H&M do të përdor AI për reklamat e saj

Lamtumirë modele, H&M do të përdor AI për reklamat e saj

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar