Në një treg të mbushur me podcaste nga media të mëdha dhe emra të njohur, një producent i pavarur arriti të sigurojë mbi 30,000 $ në sponsorizime në vitin e parë të emisionit të tij, pa ndjekës paraprak apo mbështetje të fuqishme. Sekreti? Një strategji e zgjuar e monetizimit që nisi para se podcasti të publikohej.
Në momentin kur episodi i parë ishte ende në fazën e produksionit, krijuesi i podcastit arriti të siguronte 8,000 $ sponsorizime paraprake. Dhe brenda një viti, sponsorizimet u rritën në mbi 1,250 $ për episod. Kjo është një shifër e lartë për një podcast që nuk kishte mbështetje nga një kompani e madhe apo miliona dëgjues.
Si të sigurosh sponsorizime për podcastin tend, edhe pa audiencë të madhe
Duke ndjekur disa hapa kyç, çdo krijues podcasti mund të arrijë të sigurojë sponsorizime, edhe nëse nuk ka miliona dëgjues apo një markë të njohur. Ja disa nga taktikat që bënë diferencën:
Merr çdo mundësi që të ofrohet
Në fillim, nuk ka rëndësi nëse pagesa është e ulët. Çdo sponsor i parë është një hap i madh për t’u bërë më i besueshëm për sponsorët e ardhshëm.
Llogarit çmimin e drejtë
Edhe pa statistika të mëdha dëgjueshmërie, duke përdorur strategji të zgjuara të negocimit dhe duke u bazuar në vlera të tjera (si audienca në email ose rrjete sociale), mund të sigurosh një marrëveshje fitimprurëse.
Krijo përmbajtje të shitshme
Podcastet që ndjekin një stil tregimtar dhe kanë një koncept unik janë më tërheqëse për markat që duan të sponsorizojnë.
Planifiko shpërndarjen dhe rritjen
Sponsorët janë të interesuar në mënyrën sesi do të arrish audiencën dhe si do të rritet podcasti yt. Një strategji e qartë për promovimin ndihmon në mbylljen e marrëveshjeve.
Shfrytëzo kontaktet ekzistuese
Një email i thjeshtë i dërguar një kompanie me të cilën ke pasur kontakt më parë mund të çojë në një marrëveshje sponsorizimi.
Një negociatë që përfundoi me 4,000 $ për sezonin e parë
Një nga strategjitë më të suksesshme ishte përdorimi i email-eve “të ftohta” për të kontaktuar sponsorët potencialë. Pas një bisede të gjatë me një markë të njohur, podcasti arriti të siguronte një marrëveshje prej 4,000 $ për tetë episode. Kjo u bë e mundur falë një propozimi të zgjuar:
-30-sekonda reklamë në mes dhe në fund të episodit
-Promovim në listën e email-eve me mbi 35,000 abonentë
-Vendosje e linkut dhe reklamës në faqen e podcastit
Sponsorët ishin të kënaqur me këtë marrëveshje dhe e shihnin si një investim afatgjatë. Ky sukses e vendosi podcastin në një pozitë të fortë për të kërkuar më shumë sponsorizime me tarifa më të larta në sezonet e ardhshme.
Një model i suksesshëm për çdo podcaster
Ky shembull tregon se nuk është e nevojshme të kesh një podcast gjigant për të fituar para prej tij. Me një strategji të mirë menduar dhe qasje të zgjuar ndaj sponsorëve, edhe një projekt i vogël mund të shndërrohet në një burim të ardhurash të qëndrueshme.
Nëse po mendon të nisësh një podcast, por ke frikë se nuk do të gjenerosh të ardhura, ky është një shembull që tregon se me qasjen e duhur, sponsorët mund të vijnë edhe para se të regjistrosh episodin e parë./ foundR