Jemi në muajin mars, ku më shumë se kurdoherë tjetër, fokusi zhvendoset tek gruaja, tek barazia dhe tek rruga e gjatë që ju duhet për të ecur para. Gratë janë duke u dalluar gjithnjë e më shumë në fushat e arsimit, ka ende shumë sfida që ato përballen në karrierën profesionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për avancimin në pozita drejtuese. Megjithatë, ekspertët e McKinsey-së sugjerojnë disa hapa që mund t’i ndihmojnë gratë të zhvillojnë “kapitalin e përvojës” dhe të mund të përparojnë më shpejt në karrierën e tyre.
Dallimi midis arsimimit dhe mundësive të karrierës
Gratë kanë arritur barazinë arsimore me burrat që nga vitet ’80, madje dhe i kalojnë ata në shumë fusha studimi. Në vitin 2021, gratë përbënin 59% të diplomave të bachelor, 63% të atyre të masterit dhe 57% të atyre të doktoratës në SHBA. Sidoqoftë, kur ato hyjnë në tregun e punës, gjendja ndryshon. Gratë përfaqësojnë vetëm 48% të punonjësve në nivelet hyrëse të korporatave, dhe kur bëhen promovimet e para, vetëm 81 gra promovohen për çdo 100 burra.
Ky hendek është edhe më i thellë për gratë me ngjyrë, të cilat përbëjnë vetëm 7% të ekzekutivëve në nivel C. Ky fakt ngre pyetje të rëndësishme.Si është e mundur që pas kaq shumë vitesh arritjesh arsimore, gratë janë ende kaq larg barazisë në vendin e punës?
Kapitali i përvojës, sekreti i suksesit
Për të përparuar në karrierë, nuk mjafton vetëm arsimimi dhe aftësitë e fituara në shkolla, por është e nevojshme të ndërtohet “kapitali i përvojës”. Ky kapital mund të fitohen përmes mundësive të zhvillimit profesional, ndryshimeve të pozitave dhe trajnimeve të ofruara nga punëdhënësit, si dhe duke mësuar nga kolegët dhe udhëheqësit.
Studimet tregojnë se gratë dhe burrat zhvillojnë kapitalin e përvojës në mënyra të ngjashme, por ka dallime të rëndësishme. Gratë shpesh bëjnë lëvizje në pozita që nuk ofrojnë mundësi rritjeje në pagë dhe zhvillimim aftësish, ndërsa burrat shpesh kalojnë në pozita më të avancuara që i ndihmojnë ata të rrisin pagën dhe mundësitë.
Këshilla për gratë, ja si mund të përmirësojnë kapitalin e përvojës
- Zgjedhja e kompanisë së duhur
Gjetja e një kompanie që ofron mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim është e rëndësishme. Kërkoni kompani me kulturë të fortë mësimi, strategji të suksesshme dhe mundësi për të lëvizur. Kompanitë që mbështesin diversitetin janë gjithashtu më të suksesshme në rritjen e kapitalit të përvojës për të gjithë punonjësit e tyre. - Lëvizje të mëdha dhe të guximshme
Lëvizjet profesionale janë të rëndësishme, dhe disa lëvizje, si ato që kërkojnë aftësi të reja, mund të kenë ndikim të madh në rritjen e kapitalit të përvojës. Kjo mund të përfshijë kalimin në një industri të re ose ndërrimin e pozitat që kërkojnë aftësi të reja, dhe gjithashtu mund të sjellë rritje të pagës. - Roli i lidershipit dhe përgjegjësisë për fitim dhe humbje
Pozitat që kanë përgjegjësi drejtuese dhe përfitim e humbje janë ndihmues për zhvillimin e kapitalit të përvojës. Gratë që marrin këto pozita mund të rrisin ndikimin e tyre dhe mundësitë për avancim. - Përdorimi i teknologjisë dhe AI
Me zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), të mësuarit për ta përdorur këtë teknologji mund të rrisë ndjeshëm mundësitë e karrierës për gratë. Nuk është e nevojshme të keni një background teknik, por mund të bëheni përdoruese të fuqishme të AI-së për të përmirësuar produktivitetin dhe zhvillimin tuaj.
Ndërsa gratë janë shumë të afta dhe të arsimuara, përparimi në karrierë kërkon më shumë se thjesht arsimim. Duhet të krijohet dhe të fitohet kapitali i përvojës, të bëhen lëvizje të menduara dhe të guximshme, dhe të zgjidhen mundësitë që do të sigurojnë zhvillim të vazhdueshëm. Ky proces kërkon përkushtim, mësim të vazhdueshëm dhe besim, sidomos në vete./ HBR