• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit

nga Fast News
9 months më parë
në Lifestyle
0
Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave në disa qytete kryesore të Europës. Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet në vendin e 43-të mes 144 qyteteve në total, me një çmim mesatar prej 47.6 dollarësh për një abonim mujor.

Të dhënat tregojnë se Zvicra është shteti me çmimet më të larta për fitness-in, pasi katër vendet e para në renditje i zënë qytetet nga ky shtet, me në krye Zyrihun, ku një abonim mujor në palestër kushton 82.19 dollarë.

Por, sa përqind e pagës shkon për abonimin mujor në palestër? Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, paga neto mesatare për një shqiptar ishte 62,773 lekë, ndërsa çmimi mesatar mujor i një abonimi në palestër shkon në 4,350 lekë. Kjo do të thotë se 7% e pagës së një shqiptari shkon vetëm për abonimin mujor në palestër, pa përfshirë shpenzime të tjera si veshjet apo aksesorët e nevojshëm për palestër.

Sa i përket Shqipërisë, rezulton se është shteti me çmimin më të lartë për palestrat në rajon. Kosova renditet në vendin e 141-të, me një abonim mujor prej 23.4 dollarësh.

Ndërkohë, Serbia ka përfaqësimin e tre qyteteve në listë dhe sërish ofron çmime më të ulëta se Shqipëria. Në Beograd, shuma mujore për një palestër kap vlerën e 36.79 dollarëve, duke u renditur në vendin e 103-të.

Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet në vendin e 60-të, ku abonimi mujor kushton 42.85 dollarë. Ndërsa Sarajeva e Bosnje Hercegovinës ndodhet në vendin e 114-të, ku një muaj palestër paguhet 33.6 dollarë.

Ajo që bie në sy nga këto statistika është se çmimi i palestrës në Shqipëri është shumë më i lartë se në disa qytete të mëdha dhe të zhvilluara si: Parisi (36.8 dollarë), Madridi (44.8 dollarë), Manchesteri (41.6 dollarë), Brukseli (37.7 dollarë) dhe Hamburgu (47.2 dollarë)./ Tv Scan

Çmimet e abonimeve mujore në palestër

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas listave, programet. Analiza e premtimeve të PS e PD për qytetarët

Para

One Albania siguron Tunelin e Murrizit me mbulim të cilësisë të lartë

Para
One Albania siguron Tunelin e Murrizit me mbulim të cilësisë të lartë

One Albania siguron Tunelin e Murrizit me mbulim të cilësisë të lartë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

nga Fast News
12:30 | 01/12/2025
0

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

nga Fast News
11:45 | 01/12/2025
0

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

nga Fast News
11:09 | 01/12/2025
0



Recent News

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

12:50 | 01/12/2025
Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

12:30 | 01/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar