Segmenti i rëndësishëm i Rrugës së Arbit mbulohet me sinjal për telefonata dhe shërbim interneti
Ndërsa udhëtarët kaluan sot përmes Tunelit të Murrizit, ata përjetuan lidhje pa ndërprerje, falë teknologjisë më të avancuar të mbulimit me sinjal të zbatuar edhe për atë segment të Rrugës së Arbërit.
Hapja e tunelit të Murrizit si pjesë e rrugës së Arbërit shënon një hap të rëndësishëm përpara për zhvillimin e infrastrukturës në veri të Shqipërisë. Ky investim jetik redukton kohën e udhëtimit ndërmjet Tiranës dhe Dibrës, duke i bërë udhëtimet më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase.
One Albania shfaqi me krenari një dimension tjetër progresi—fuqinë dhe epërsinë e rrjetit të saj mobile.
Tunelet shpesh paraqesin sfida për telekomunikacionin, por rrjeti i One Albania, i njohur zyrtarisht si më i miri i Shqipërisë nga Omnitele, siguron lidhje të pandërprerë në të gjithë tunelin e Murrizit me gjatësi 3.8 km. Kjo teknologji e re garanton shërbime të qëndrueshme zëri dhe të dhënash, edhe në mjediset më sfiduese.
“Ne jemi të kënaqur që si pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur infrastrukturën dhe zhvillimin e turizmit të Shqipërisë, ne kemi zbatuar një sistem unik mbulimi që siguron lidhje të vazhdueshme për telefonata me cilësi të lartë dhe shërbim të dhënash, përmes tunelit të Murrizit. Kjo është një nga shumë zgjidhjet që ne planifikojmë të zbatojmë në akset e reja rrugore dhe tunele në mbarë vendin”, u shpreh Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë në One Albania.
Kjo risi pasqyron përkushtimin e One Albania për të ofruar shërbimet më të besueshme të telekomunikacionit në të gjithë vendin, duke siguruar lidhje superiore edhe në kushtet më të vështira.
Teksa kaloni me makinë nëpër Tunelin e Murrizit, qëndroni të lidhur, ndani udhëtimin tuaj në kohë reale dhe shijoni akses të pandërprerë në internet—mundësuar nga rrjeti më i avancuar i One Albania që sjell gjithçka në një, për ju.