Kosova i është bashkuar sot Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në bojkotin rajonal të supermarketeve, i cili zhvillohet më 15 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, raporton Ekonomia Online.
Ky bojkot, i organizuar nga iniciativa “Kosova Bojkoton”, synon të adresojë çmimet e larta të produkteve esenciale, që mbeten sfidë për qytetarët në raport me të ardhurat e tyre.
Auron Doli, nga kjo iniciativë, ka shpjeguar se ky është një veprim kolektiv që pason protesta të ngjashme në vendet fqinje.
“Iniciativa është një bojkot rajonal qe do te mbahet në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u nisur nga Kroacia, Mali i Zi, Serbisë, Bosnjës edhe Maqedonisë dhe Greqisë. Ne kemi vendosur me ju bashkuar këtij bojkoti rajonal për arsyen e çmimeve shumë të larta të produkteve esenciale, që është edhe e njëjta arsye që kanë ndodhur bojkotet e më hershem, nisur edhe prej shtysës të kësaj diferencës mesë rrogave të vogla edhe cmimeve shumë të larta të produkteve esenciale”, ka thënë ai.
Sipas Dolit, bojkoti nuk është vetëm një akt simbolik, por një përpjekje për të krijuar një presion të organizuar ndaj rritjes së çmimeve.
“Pritshmërit janë mendoj vështirë të matshme por iniciativa qytetare ka pasur një momentum shumë të madh në fillim, grupi sot i ka 10 mijë anëtar, por ne jemi në gjithë kohën duke gjë mënyre dhe metodat dhe këtë kërkojmë edhe prej qytetarëve se tek e fundit kjo është organizim qytetar nuk është i disa njerëzve. Pritjet tona janë një bojkot masiv i supermarketev ku shumica e kapitalit kryesor që e shpenzon konsumatori është e koncentruar, presim një bojkot që do të ketë edhe një reagim zingjiroro tekë pjesa e çmimeve”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se përveçse një protestë kundër çmimeve të larta, bojkoti synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për fuqinë e tyre në treg.
“Mendoj që bojkoti fillimisht është vetëdijesimi i qytetareve për pjesën e çmimeve edhe një organizim kolektiv ndaj çmimeve të larta, specifikisht tash për supermarket por në përgjithësi. Është një farë reagimi kolektiv kundër një jetese ditë pas dite edhe më të pa përballueshëm për shumicën e qytetareve. Kjo mendoj që është si fillim e bojkotit e pastaj organizimet e më tejshme duhen me kaluar edhe përtej bojkotit mendoj, duhet të ketë edhe vegla qoftë ligjore por edhe organizimet tjera të qyteteve për të luajtur rol të pjesa e çmimeve”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të përhapin mesazhin dhe të bashkëpunojnë për ta bërë bojkotin sa më të suksesshëm.
“Unë i ftoj qytetarët që të na bashkohen në bojkot edhe me u organizuar me njëri tjetrin me bërë lajm tekë kolegët, familjarët, shokët edhe të njëjtë kohë ju bëjë thirrje edhe punëtoreve të supermarekteve që të solidarizohen dhe bashkëorganizohen edhe ata sindikalisht mesë vetë”, ka thënë ai./Ekonomia on line