• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

Gratë në politikë, por pa akses në financa

nga Fast News
3 months më parë
në Barazia Gjinore
0
Gratë në politikë, por pa akses në financa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë që angazhohen në politikë shpesh përballen me një garë të pabarabartë, ku mungesa e aksesit në financa është një pengesë kryesore. Ky problem është i dukshëm në fondet e dhëna nga buxheti, ku përveç Partisë së Lirisë, e cila ka përcaktuar në statut që të paktën 50% e financimeve të shkojnë për Forumin e Gruas, asnjë parti tjetër nuk ka përcaktuar një element të tillë që do të zvogëlonte pabarazitë gjinore dhe do të bënte garën politike më të barabartë. Kjo e bën konkurrencën politike të pandershme dhe jo fort të sigurtë për gratë.

Një situatë e tillë reflektohet edhe në media, ku raportimet për zgjedhjet kanë tendencën të fokusohen më shumë në burimet e financimit dhe transparencën e përdorimit të fondeve nga partitë, por pa i dhënë vëmendje të mjaftueshme financimit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre politike. Ky hendek është pjesërisht shkak i mungesës së një formulimi të qartë në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin Elektoral për shpërndarjen e fondeve brenda partive me një fokus gjinor.





Për të adresuar këtë problem dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e barazisë gjinore në financat politike, rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”, me mbështetje nga Instituti Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe Ambasada Britanike në Tiranë, organizoi trajnimin për gazetarët “Barazia Gjinore dhe Aksesi në Financat Politike”. Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e integritetit zgjedhor dhe qendrueshmërisë së partive politike, duke u fokusuar në barrierat ligjore dhe strukturore që pengojnë pjesëmarrjen e grave në politikë.

Iniciativa përfshiu disa aktivitete kyçe:

  1. Ngritja e Kapaciteteve: Një trajnim dy ditor për 15 gazetarë, që synonte t’i pajiste ata me njohuri dhe aftësi për të raportuar mbi ndikimin e financimit politik dhe faktorëve gjinorë. Trajnimi mbuloi barrierat ligjore që pengojnë përfshirjen e grave në politikë dhe mundësoi hapsirën për krijimin e artikujve që trajtojnë këtë tematikë.
  2. Mentorimi: Gazetarët do të marrin mentorim individual për të zhvilluar artikuj që trajtojnë sfidat e financimit politik dhe rolin e grave në politikë, duke informuar dhe ndërgjegjësuar lexuesit.
  3. Mbulimi Mediatik: Si pjesë e nismës, çdo gazetar u angazhua të shkruante dhe të publikoj një artikull mbi temën, duke kontribuar në një debat më të hapur dhe më të thelluar mbi financimin politik dhe përfaqësimin gjinor.

Kjo iniciativë, e fokusuar në sektorin mediatik në Shqipëri, synon të adresojë barrierat gjinore që ekzistojnë në financimin politik, duke i dhënë mundësi grave dhe vajzave të kenë më shumë akses dhe në arenën politike. Projekti synon të ndikoj në krijimin e një sistemi politik më përfaqësues dhe demokratik, duke fuqizuar gratë dhe duke nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shpallet ëmbëlsira më e mirë në botë, ja cila është

Para

Si t’i bindni të tjerët të ju marrin seriozisht

Para
Si t’i bindni të tjerët të ju marrin seriozisht

Si t’i bindni të tjerët të ju marrin seriozisht

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar