• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
9 months më parë

Turistët “e varfër” në Shqipëri, shpenzimet mesatare 427 euro për çdo pushues

ngaFast News
në Ekonomi
0
Turistët “e varfër” në Shqipëri, shpenzimet mesatare 427 euro për çdo pushues

Gati 5 miliardë euro. Kaq para shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim 2023-shin, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me 769 milionë euro ose 19 për qind.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”, tha ekspertja e turizmit Blerina Ago.

Vitin e shkuar vendin e vizituan 11.7 milionë pushues të huaj. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar rreth 427euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.

“Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, shtoi më tej Ago.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pranon edhe polaku Janika e cili ka ardhur për pushime në Tiranë.

“Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”, tha turistja polake Janika.

Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar, shqiptarët kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me 2023-shin, shifra u rrit me 379 milionë euro.

“Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”, tha kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të zotëroni paratë tuaja dhe të jetoni të qetë në pension?

Para

BE jep 64.5 milionë euro për Shqipërinë, parafinancimi në kuadër të Planit të Rritjes

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
BE jep 64.5 milionë euro për Shqipërinë, parafinancimi në kuadër të Planit të Rritjes

BE jep 64.5 milionë euro për Shqipërinë, parafinancimi në kuadër të Planit të Rritjes

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar