• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shifrat e energjisë për 2024/ Rritja e konsumit përballohet me importe, tkurret prodhimi

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Shifrat e energjisë për 2024/ Rritja e konsumit përballohet me importe, tkurret prodhimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët dhe bizneset kanë rritur konsumin e energjisë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave kanë ilustruar gjendjen e sistemit energjetik në vend, ku konstatohet rritje e konsumit, që është përballuar kryesisht nga rritja e importeve, pasi prodhimi vendas është tkurrur.

Sipas INSTAT, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2024, arriti vlerën 6.556 GWh nga 6.221 GWh që ishte në vitin 2023. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 9,4 %, duke arritur vlerën 3.409 GWh në vitin 2024 nga 3.117 GWh që ishte në vitin 2023, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 1,4 % duke arritur vlerën 3.147 GWh në vitin 2024, nga 3.104 GWh që ishte një vit më parë.



INSTAT konstaton se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 6,6 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në tremujorin e katërt të vitit 2024, arriti vlerën 1.953 GWh, nga 2.129 GWh energji të prodhuar në tremujorin e katërt të vitit 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 8,2 %.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, importet bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) u rritën me 32,4 % dhe eksportet bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) u ulën me 17,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 6,6 %. Përdorimi nga konsumatorët familjarë u rrit me 10,7 %, përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 2,3 %.

Hidrocentralet publike, në vitin 2024, prodhuan 4.085 GWh nga 5.123 GËh të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 20,3 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.245 GWh nga 3.582 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 9,4 %.

Të tjerë prodhues, prodhuan 507 GWh nga 90 GWh të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 5,6 herë. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2024, ka arritur vlerën negative prej 334 GWh.

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.614 GWh në vitin 2024 nga 1.655 GWh në vitin 2023, duke shënuar një rënie me 2,4 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë vitit 2024 është 19,8 % nga 21,0 % që ishte në vitin 2023, duke shënuar një ulje me 1,2 %.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rezerva strategjike të reja/ Bitcoin rritet me 20% pas lajmit të Trump

Para

20 minutat e parë vendimtare për ditë të suksesshme

Para
20 minutat e parë vendimtare për ditë të suksesshme

20 minutat e parë vendimtare për ditë të suksesshme

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar