• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha besimet nën një “çati”. Këtë synon të arrijë qeveria përmes projektit më të fundit për të ngritur ‘Parkun e Besimit’, në zonën e Petrelës në Tiranë, në afërsi të Kalasë. Me në fokus ‘bashkëjetesën fetare’, parku thuhet në dokumente e konkursit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare do të shërbejë si një vend që do të bashkojë besime të ndryshme

“Kjo hapësirë duhet t’i kushtohet promovimit të  harmonisë ndërfetare dhe të nxjerrë  në pah rëndësinë e natyrës në jetën shpirtërore dhe kulturore”, thekson Korporata e Investimeve.

Sipërfaqja ku do ndërtohet Parku i Besimit është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.

Jo vetëm për vizita por edhe për të fjetur. Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një ‘mirëqenie spirituale të lartë’ thuhet në dokumente. Këto njësi pritëse do të ndërtohen me modele të ndryshme për të akomoduar profile të ndryshme vizitorësh, duke përfshirë turistët e mirëqenies, pelegrinët shpirtërorë dhe vizitorët VIP.

“Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare”, bën të ditur Korporata e Investimeve.



Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist, i cili do të ofrojë një përvojë edukative dhe reflektuese për vizitorët në lidhje me vuajtjet dhe  rezistencën e komuniteteve fetare gjatë  kësaj periudhe të errët të historisë shqiptare.

Projekti i shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare ju jep mundësi kompanive që brenda datës 2 maj të propozojnë idetë e tyre dhe më 16 korrik është faza finale për projektin e detajuar./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Blerje pronash dhe riinvestime, ja si po rriten investimet e huaja në Shqipëri

Para

Pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence” dhe çfarë mund të mësojnë prindërit prej tij

Para
Pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence” dhe çfarë mund të mësojnë prindërit prej tij

Pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence” dhe çfarë mund të mësojnë prindërit prej tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar