• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
9 months më parë

Ekonomia rritet me 3.9%, por bujqësia dhe industria marrin tatëpjetën

ngaFast News
në Ekonomi
0
Ekonomia rritet me 3.9%, por bujqësia dhe industria marrin tatëpjetën

Ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 3.96% në tremujorin e fundit të vitit 2024, duke qenë pak a shumë në të njëjtin nivel me rritjen e shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë prej 3.94%. Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se rritja ekonomike në këtë periudhë është ndikuar nga sektori i ndërtimit; pasuar nga tregtia dhe akomodimi, degë të lidhura me turizmin; si dhe administrata publike, e nxitur nga rritja e pagave.

Ndërkohë që dy sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, për ndikimin që kanë në punësim, por edhe vlerën e shtuar që lënë, si bujqësia dhe industria kanë shënuar rënie.

Sipas INSTAT, sektori i bujqësisë u tkurr me 1.15%, duke shënuar të katërtin vit me rënie. Ndërsa industria shënoi një rënie të konsiderueshme prej 6.78%. Kjo është edhe rënia më e fortë e këtij sektori që nga periudha e pandemisë së Covid 19.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, paraqiten si më poshtë:
Grupi “Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 11,35 %, i pasuar nga aktiviteti i “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 10,76 %. Grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 9,57 %, grupi i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 4,33 %. Grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 2,10 %, aktiviteti i “Ndërtimit” rritje prej 1,57 %, dhe grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 0,06 %.
Aktivetet e “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënuan rënie prej 7,73 %, aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” u ul me 2,70 %, dhe “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rënie prej 0,05 %.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 14,04 %. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT paraqet dhe vlerësimin paraprak të PBB-së për vitin 2024,
i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3,96 %, krahasuar me vitin 2023.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e katërt 2024, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 0,72 %.
Me rritje pozitive u vlerësuan: Grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 7,80 %, “Aktiviteti i Ndërtimit” me 6,95 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 6,33 %, “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 4,33 %, “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 1.83 %, “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 0,02 %.

Ndërsa, me rënie u vlerësuan: grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 9,46 %, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4,64 %, grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,50 % dhe aktiviteti “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,06 %, “Taksat Neto” mbi produktet patën një rënie me 1,03 %.

Produkti i Brendshëm Bruto sipas metodës së Shpenzimeve
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, paraqiten si më poshtë:

  • Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit, në terma real, me
    3,26 %;
  • Konsumi final i qeverisë u rrit me 0,56 %;
  • Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 2,01 %;
  • Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,73 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,12 %.

Etiketa: aktualitet
Pas

Berisha prezanton programin e biznesit: Taksë e sheshtë 10%, TVSH zbret në 15%

Para

Realiteti i rritjeve të pagave minimale në Shqipëri dhe rreziqet për bizneset dhe qytetarët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
Realiteti i rritjeve të pagave minimale në Shqipëri dhe rreziqet për bizneset dhe qytetarët

Realiteti i rritjeve të pagave minimale në Shqipëri dhe rreziqet për bizneset dhe qytetarët

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar