• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia në rregull, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia në rregull, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

Gent Sejko, Guvernator i BSH

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.75%. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar para mediave se ecuria e ekonomisë është pozitive.

“Ndonëse jo të plota, të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat, kanë ardhur në rritje gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni qëndron në nivele të ulëta, tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje të shpejtë e të qëndrueshme”, është shprehur Sejko.

Sipas guvernatorit, Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm.

“Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, ka thënë Sejko.

Kreu i Bankës Qendrore vlerëson se balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.



Etiketa: aktualitet
Pas

“Ktheje pronën e të parëve në mundësi të artë!” Rama: Ja si përfitoni nga Paketa e Maleve

Para

Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë

Para
Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë

Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

nga Fast News
10:53 | 19/12/2025
0

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

nga Fast News
09:19 | 19/12/2025
0

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Recent News

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

10:53 | 19/12/2025
Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

09:19 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar