Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Banka Shqiptare e Zhvillimit “kalon” në komisionet parlamentare, ja kush do të financohet…

nga Fast News
12 months më parë
në Finance
0
Banka Shqiptare e Zhvillimit “kalon” në komisionet parlamentare, ja kush do të financohet…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda vitit të ardhshëm, dritarja e re e financimit por edhe e kursimit do të jetë edhe ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, një shoqëri aksionare me kapital 51 për qind shtetëror.  Në mbledhjen e fundit të komisionit të Ekonomisë për këtë legjislaturë parlamentare u shqyrtua projektligji për ngritjen e bankës së zhvillimit.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një qasje të kufizuar në financim. Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit përbën një hap kyç në krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e sektorëve strategjik të ekonomisë. Qëllimi kryesor i bankës është të rrisë qasjen në financë të sektorëve të nën financuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, eksportet dhe projektet strategjike me ndikim ekonomik”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në fokus të këtij institucioni financiar do të jetë dhënia e kredisë për sektorët e nënfinancuar, nga bujqësia biznesi i vogël e i mesëm, start-up, sipërmarrjet e prodhimit, apo projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik. Kredi do të marrin edhe qytetarët që aktualisht janë të nënfinancuar. Edhe pse në parim opozita e shikon si “lëvizje” të mirë hapjen e kësaj banke, votën e dha kundër me argumentet që u listuan nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.

“Është instrument i shtuar në duart e qeverisë, që do përdoret si ligji i investimeve strategjike, si korporata e investime etj. Madje do financohen PPP-të pa fizibilitet”, tha Tabaku.

Kapitali fillestar i bankës do të jetë 10 miliardë lekë, dhe kredia që do jepet si për qytetarët edhe bizneset do të jetë me kushte dhe interesa të buta. Tjetër përgjegjësi e bankës do të jetë edhe mbledhja e kursimeve vetëm të qytetarëve, jo të bizneseve me interesa që nuk do të konkurrojnë bankat tregtare. Ky projektligj kaloi këtë të mërkurë në të gjitha komisionet parlamentare dhe pritet të marrë vulën përfundimtare në seancën plenare të së hënës 17 mars.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë me BERZH, mbështetje financiare për OSHEE

Para

5 mënyra për të përballuar pengesat në punë

Para
5 mënyra për të përballuar pengesat në punë

5 mënyra për të përballuar pengesat në punë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

nga Fast News
11:20 | 05/03/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Recent News

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

11:20 | 05/03/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora