• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Viti 2025 nis me pesimizëm, bie besimi i një pjese të biznesit dhe konsumatorëve

nga Fast News
5 months më parë
në Ekonomi
0
Viti 2025 nis me pesimizëm, bie besimi i një pjese të biznesit dhe konsumatorëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 nuk ka nisur mbarë për një pjesë të bizneseve dhe konsumatorëve. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë konstaton rënie të besimit në ekonomi me 0.8 pikë në janar. Në këtë ecuri ka ndikuar dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve.





Treguesi i besimit të industrisë vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 pikë përqindje në muajin janar. Pavarësisht këtij zhvillimi, niveli i tij vijon të qëndrojë 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së në janar u përcaktua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositëse të bizneseve, veçanërisht ato nga eksportet. Situata e prodhimit industrial aktual vlerësohet pothuaj e pandryshuar kundrejt një muaji më parë. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve, pasi kishin raportuar për rritje të tyre dy tremujorët e mëparshëm. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim u ul me 4.1 pikë përqindje në janar. Megjithatë niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike (Grafik 2). Rënia e TBN-së u përcaktua nga rishikimi për poshtë i vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimet e bizneseve për kontratat porositëse shënuan rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen u rritën.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar. Ky tregues qëndron 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.

Treguesi i besimit në tregti u ul me 2.9 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i TBT-së është rreth 4.1 pikë mbi mesataren historikeNë rënien e TBT-së ndikoi vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit. Nga ana tjetër, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të rriten edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

Treguesi i besimit konsumator ra me 3 pikë përqindje në muajin janar, duke e çuar nivelin e këtij treguesi nën mesataren historike, për herë të parë nga muaji qershor 2024. Rënia e TBK-së këtë muaj ka reflektuar zhvillime më të dobëta në të gjithë komponentët përbërës të tij. Kështu, pritjet për situatën e përgjithshme të ekonomisë, pritjet për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar për poshtë. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në janar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kush përfiton më shumë nga ushtrimet, gratë apo burrat? Ja si përgjigjet studimi

Para

Frikë nga SPAK? Institucionet s’i shpenzuan dot të gjitha paratë e planifikuara gjatë 2024

Para
Frikë nga SPAK? Institucionet s’i shpenzuan dot të gjitha paratë e planifikuara gjatë 2024

Frikë nga SPAK? Institucionet s'i shpenzuan dot të gjitha paratë e planifikuara gjatë 2024

Të Gjitha

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

nga Fast News
08:00 | 01/07/2025
0

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

nga Fast News
17:59 | 30/06/2025
0

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

nga Fast News
09:00 | 30/06/2025
0

Recent News

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

08:00 | 01/07/2025
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

17:59 | 30/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar