• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

nga Fast News
3 months më parë
në Bota
0
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Muzeu Kombëtar i Ndërtesave ka hapur një ekspozitë të re me mbi 2500 objekte të rralla. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams ekspozita quhet “Visible Vault: Open Collections” dhe ofron një vështrim në historinë e arkitekturës dhe ndërtimit.

“Shihni prapa meje. Në fakt duhet të bëjmë një listë të ideve që kanë njerëzit për atë që shohin. Duket si diçka nga filmat ‘Star Wars’ apo si makinë që mund të të kthejë në kohë. Askush nuk e merr me mend se është një version i hershëm i një printeri të projekteve të arkitekturës”, thotë Nancy Bateman, Drejtoresha e koleksioneve të Muzeut Kombëtar të Ndërtimtarisë.



Ajo prezanton një nga artefaktet e shumta nga ekspozita më e re në Uashington, “Visible Vault: Open Collections”.

Ekspozita përfshin mbi 2500 objekte që pasqyrojnë historinë e arkitekturës dhe ndërtimit. Shumë pjesë janë mbajtur të mbyllura për dekada.

Aileen Fuchs është drejtoresha e muzeut.

“Do të shihni modele dhe punë nga I. M. Pei, Frank Gehry… Pastaj do të shihni koleksionin më të bukur të pajisjeve të vjetra, koleksionin tonë me tulla, modelet fillestare të skulpturave”.

U deshën pesë vjet për të bërë gati ekspozitën.

Ekspozita përfshin nga një kolonë të stilit korintas që u krijua për muzeun e parë të artit në Uashington më 1861 e deri tek një mostër e dyshemeve të laminuara të prodhuar më 2014.

Artifakti më i rëndë në koleksion është një makinë për shtypjen e llamarinës e vitit 1906 që peshon rreth 159 kilogramë. Më e famshmja është mbulesa e dyshemeve e markës ‘Armstrong’ nga viti 1932 që mund të gjendej pothuajse në çdo kuzhinë amerikane në mesin e shekullit të 20-të.

Koleksioni gjithashtu ka miniatura si disa modele ndërtesash dhe monumentesh të famshme, por edhe objekte të mëdha si fasadat e ndërtesave dhe kornizat e dritareve që lejojnë vizitorët të shohin me admirim detajet e tyre të ndërlikuara.

“Artifaktet janë mbajtur në depo për shumë kohë dhe për t’i ekspozuar duhej të vendoseshin në mure ose t’u jepej një hapësirë shumë e madhe”, thotë Nancy Bateman Drejtoresha e Koleksioneve në Muzen Kombëtar të Ndërtimtarisë.

Ekspozita ka edhe lodra si ‘Lincoln Logs’, lodra të hershme të firmës ‘Lego’ dhe madje edhe lodra të rralla të ‘Disney-t’ dhe shtëpitë e kukullave ‘Petite Princess’ të viteve 1960.

Ekziston edhe një dhomë e veçantë e mbushur me pajisje që tregojnë historinë e evolucionit të punëve në ndërtim përmes avionëve, veglave të hershme elektrike dhe kutive të ndërlikuara të veglave të bëra vetë.

“Këto janë lloje të ndryshme çekiçësh prej fletave metalike që ndryshojnë në varësi të asaj që po i jepni formë dhe asaj që po bëni”, thotë zonja Bateman.

Këto rafte të ekspozitës përmbajnë vizatime, projekte origjinale, miniatura, lodra dhe gjëra të tjera.

Ekspozita do të përditësohet me artikuj të rinj nga arkivi i gjerë i muzeut./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

Cili qark është më “kursimtari”?

Para

Tërheqje masive të shufrave të arit! Ja me cfarë po përballet depoja e dytë më e madhe e arit në botë

Para
Tërheqje masive të shufrave të arit! Ja me cfarë po përballet depoja e dytë më e madhe e arit në botë

Tërheqje masive të shufrave të arit! Ja me cfarë po përballet depoja e dytë më e madhe e arit në botë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar