• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

‘Transparency International’: Korrupsioni ende sfidon Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova vendet e vetme me përmirësim

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
‘Transparency International’: Korrupsioni ende sfidon Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova vendet e vetme me përmirësim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në raportin e publikuar të martën, organizata ndërkombëtare “Transparency International” që mat perceptimin e korrupsionit në mbarë botën, vlerëson se ky fenomen vazhdon të jetë i përhapur në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete në këtë rajon që kanë shënuar përmirësim, ndërkohë që Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina shënuan rënie gjatë vitit të fundit.

Shtete e rajonit këtë vit janë të përfshira gjeografikisht si pjesë e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, rajone të cilat sipas ‘Transparency International’, vazhdojnë ta kenë një prej pikave më të ulta në matësin e perceptimit të korrupsionit nga kjo organizatë, me një mesatare prej 35 nga gjithsej 100 pikë.



“Në shtete të ndryshme, institucionet e dobëta demokratike dhe sundimi i ligjit po përkeqësohen nga mungesa e vazhdueshme e stabilitetit dhe trysnitë nga jashtë”, thuhet në raport. “Kjo gjendje mundëson përhapjen e korrupsionit ndërkohë që minon besimin e publikut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat klimatike”.

Në indeksin e perceptimit të korrupsionit, sipas ‘Transparency International’, Shqipëria ka shënuar një përmirësim prej pesë pikësh, me një rezultat prej 42 pikësh në vitin 2024, krahasuar me atë të vitit paraprak. Ajo radhitet e 80 nga 180 vendet e përfshira në raport.

Sipas raportit, përmirësimi në Shqipëri ka ardhur si rezultat i punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që gjatë viteve të fundit ka kryer hetime ndaj zyrtarëve të lartë nga mbarë spektri politik. ‘Transparency International’ e vlerëson punën e SPAK-ut si njërën nga “pikat e ndritshme” në analizën e shteteve të rajonit.

“Në Shqipëri, prokuroria dhe gjykata e posaçme kundër korrupsionit, SPAK, ka fituar besimin e banorëve pas dënimit të ish ministrave, anëtarëve të parlamentit dhe kryebashkiakëve. SPAK-u vazhdon të kryejë hetime ndaj një ish presidenti, ish kryeministri dhe zyrtarëve të tjerë të lartë publikë”, thuhet në raport.

Por, raporti paralajmëron se shumë nga shtetet në rajon “kanë mungesë të ligjeve përkatëse që kontrollojnë financat politike, mungesë transparence rreth lobimit apo në çështjet e pronësisë dhe se qeveritë e rajonit kryesisht injorojnë interesin publik, duke përdorur legjislacion të posaçëm për të shmangur kontrollin mbi investimet strategjike me vlerë të lartë.” Ai veçon shembullin e Shqipërisë, duke thënë se “qeveria ka hyrë në marrëveshje të diskutueshme për investime të huaja në vlerë prej miliarda dollarësh, duke rrezikuar shkatërrimin e lumit të vlefshëm të Vjosës”.

Në mesin e shteteve të rajonit që tregojnë përmirësim në matësin e perceptimit të korrupsionit të ‘Transparency International’ është edhe Kosova, e cila në vitin 2024 ka shënuar një përparim prej 3 pikësh në krahasim me vitin paraprak, në gjithsej 44 pikë. Ajo radhitet në vendin e 73 nga 180 vendet e përfshira në raport. Brenda një dekade Kosova është përmirësuar me 11 pikë, sipas indeksit të ‘Transparency International’.

Në rajon, rënien më të madhe dhe të vazhdueshme vazhdon ta ketë Serbia, e cila vlerësohet me 35 pikë duke u renditur në vendin e 105 nga 180 shtetet e përfshira. Ky vend ka shënuar një rënie prej një pikë krahasuar me vitin 2023.

“Roli dominues i ekzekutivit dhe dobësitë institucionale ndaj korrupsionit po rriten si rezultat i kontrollit të fortë të Presidentit Aleksandar Vuçiç“, thuhet në raport.

“Transparency International” sjell shembullin e protestave të nxitura nga refuzimi i qeverisë së Serbisë për të mbajtur përgjigjesi për rrëzimin e çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 15 personave, duke nxjerrë në pah korrupsionin në qeveri”, sipas raportit.

Raporti po ashtu thekson “mungesën e masave të duhura kundër korrupsionit” në marrëveshjet ndërshtetërore dhe legjislacionin e posaçëm në bazë të së cilave qeveria e Serbisë po ndërmerr organizimin e panairit EXPO dhe të projektit “Serbia 2027”, të cilat kanë një vlerë prej 18.5 miliardë dollarësh.

Në mesin e shteteve që kanë shënuar rënie të rëndësishme në matësin e perceptimit të korrupsionit të ‘Transparency International’ radhitet edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila brenda dekadës së fundit ka rënë gjashtë pike. Me 33 pikë, apo dy më pak se në vitin 2023, ajo renditet e 114 në mesin e 180 shteteve.

Raporti thekson se legjislacioni aktual për korrupsionin në Bosnje dhe Hercegovinë ende është i pamjaftueshëm për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit.

Raporti po ashtu kritikon, siç thotë, “qasjen gjysmake të Malit të Zi për reforma, të cilat kanë lënë kapjen e gjyqësorit të pa adresuar, duke rrezikuar përparimin e bërë nga Prokuroria Speciale Shtetërore dhe duke vazhduar pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të nivelit të lartë”. Mali i Zi nuk ka shënuar ndryshim, ndërkohë që ka 45 pikë dhe radhitet në vendin e 65 në matësin e organizatës.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka shënuar rënie me dy pikë nga viti paraprak, me rezultat prej 40 pikësh dhe një radhitje në vendin e 88 nga shtetet e përfshira në raport.

Me shumicën e shteteve të rajonit që synojnë intergrimin në Bashkimin Evropian, ‘Transparency International’ u bën thirrje atyre të vendosin mekanizma më efektivë kundër korrupsionit dhe të përforcojnë sundimin e ligjit./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

Para

Paraja, puna, marrëdhëniet dhe shëndeti – 4 shtyllat e lumturisë

Para
Paraja, puna, marrëdhëniet dhe shëndeti – 4 shtyllat e lumturisë

Paraja, puna, marrëdhëniet dhe shëndeti – 4 shtyllat e lumturisë

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar