• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Subvencionet për panelet e ngrohjes së ujit, aplikimet hapen më 24 shkurt

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Subvencionet për panelet e ngrohjes së ujit, aplikimet hapen më 24 shkurt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Duke filluar nga 24 shkurti, të gjithë klientët familjarë që janë të interesuar për të përfituar nga skema e qeverisë për të subvencionuar 70% të vlerës së paneleve diellore për ngrohjen e ujit mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Aplikimi do të bëhet përmes platformës së ngritur nga agjencia për këtë qëllim, e cila aksesohet duke klikuar në faqen online të këtij dikasteri.

Aktualisht, është duke u zhvilluar gara për përzgjedhjen e subjekteve që do të ofrojnë shërbimin për blerjen e pajisjeve dhe montimin e tyre, teksa kriteret dhe dokumentet që do të duhet të ngarkohen në platformë nga qytetarët nuk janë publikuar ende. Megjithatë, hapat do të jenë të ngjashëm me thirrjen e parë, që u zhvillua në vitin 2023. Referua modelit të ndjekur në atë kohë fituesit u shpallën sipas parimit “i pari që aplikon, i pari merr shërbimin”. Gjithsesi, ishin disa kritere që do të duhej të përmbusheshin për të përfituar, dhe një prej tyre ishte konsumi familjar mbi 250 kËh energji në muaj.

Sikurse në thirrjen e parë, edhe sivjet parashikohet të mbështeten 2000 klientë familjarë, të cilët do të duhet të përzgjedhin një nga subjektet që do të njoftohen nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë për marrjen e shërbimit. Do të jenë çmimet që do ofrohen prej tyre që do pëcaktojnë koston e saktë, teksa qytetarët do të paguajnë vetëm 30% të saj.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar, si dhe reduktimin e emetimeve të CO2. Sipas një studimi të realizuar nga Enti Rregullator i Energjisë kostoja për ngrohjen e ujit zë 19% të faturës së energjisë elektrike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Studimi tregon se lexuesit preferojnë poezinë e krijuar nga AI sesa atë të shkruar nga njeriu

Para

Zemërimi i fëmijëve: Si të kuptoni shkaqet dhe të përdorni strategjitë efektive për të ndihmuar

Para
Zemërimi i fëmijëve: Si të kuptoni shkaqet dhe të përdorni strategjitë efektive për të ndihmuar

Zemërimi i fëmijëve: Si të kuptoni shkaqet dhe të përdorni strategjitë efektive për të ndihmuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar