• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

nga Fast News
3 months më parë
në Bota
0
Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe aluminit dhe se do t’i rrisë normat e tyre në të njëjtin nivel me ato të vendeve të tjera në ditët në vazhdim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shkëmbimet më të madhe tregtare në botë, që kapin shifrën e 1.5 trilion eurove në mallra dhe shërbime në vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha javën e kaluar se BE-ja do të “përgjigjet me vendosmëri” nëse vihet në shënjestër në mënyrë të padrejtë ose arbitrare.

Ja se si mund të reagojë BE-ja.



KUNDËRPËRGJIGJE ME TARIFA

Në vitin 2018, pasi zoti Trump vendosi tarifa në vlerën 6.4 miliardë euro për importet e çelikut dhe aluminit të BE-së, BE-ja u kundërpërgjigj me tarifat e veta prej 2.8 miliardë eurosh për produktet amerikane. Tarifa prej 3.6 miliardë eurosh të tjera ndaj importeve amerikane ishin parashikuar të hynin në fuqi tre vjet më vonë, por nuk u vendosën pasi Joe Biden u bë president dhe të dyja palët ranë dakord për ndaljen e tyre.

Tarifat e BE-së kishin në shënjestër çelikun dhe aluminin amerikan, por edhe produkte nga shtete që kishin votuar për zotin Trump, si burboni nga Kentaki, motoçikletat Harley Davidson në Viskonsin dhe lëngun e portokallit nga Florida.

BE mund të miratojë një strategji të ngjashme me masa “ribalancuese” edhe këtë herë, megjithëse Uashingtoni ka më shumë për të vënë në shënjestër sesa Brukseli. Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, importet e mallrave amerikane në BE arritën në 347 miliardë euro në vitin 2023, kundrejt eksporteve të BE në ShBA që ishin 503 miliardë.

INSTRUMENT KUNDËR MASAVE SHTRËNGUESE

Instrumenti Kundër Trysnisë i BE-së (ACI), i cili hyri në fuqi në fund të vitit 2023, i lejon bllokut të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj anëtarëve të BE-së për të ndryshuar politikat e tyre dhe ofron hapësirë shumë më të gjerë veprimi.

Përveç vendosjes së tarifave të mallrave, BE-ja mund të kufizojë qasjen në tenderët e prokurimit publik për kompanitë nga një vend i tretë ose të ndërmarrë veprime që ndikojnë në tregtinë ose investimet në shërbime.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar me BE-në në mallra, ato kanë një suficit në tregtinë e shërbimeve, përfshirë shërbimet dixhitale të ofruara nga Amazon, Microsoft, Netflix ose Uber.

BE-ja mund të kufizojë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, të kufizojë qasjen e kompanive të shërbimeve financiare në tregjet e BE-së dhe të frenojë aftësinë e kompanive për të futur kimikate dhe produkte agro-ushqimore në BE.

Ngritja e ACI-t u propozua në vitin 2021 si përgjigje ndaj kritikave të anëtarëve të BE-së se administrata e parë e zotit Trump dhe Kina përdorën tregtinë si një mjet politik. Kina kishte vënë në shënjestër Lituaninë, sipas zyrtarëve të Lituanisë, pasi lejoi Tajvanin të hapte një ambasadë de facto në Vilnius.

Ligji i jep Komisionit deri në katër muaj për të shqyrtuar rastet e mundshme të tarifave dhe për t’u propozuar mënyra veprimi anëtarëve të BE-së, të cilët kanë rreth dy muaj për t’i miratuar ato. Komisioni mund të ndalojë çdo masë për gjashtë muaj, kur përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

KOMPANITË E MËDHA TË TEKNOLOGJISË

Përveç politikës zyrtare tregtare, Bashkimi Evropian ka një sërë rrugësh për të frenuar aktivitetet e firmave të mëdha të teknologjisë amerikane, shumë prej shefave ekzekutivë të të cilave ishin në radhët e para në ceremoninë e inaugurimit të zotit Trump.

BE-ja ka hetime të hapura ndaj kompanive Apple, Google dhe Metas sipas Ligjit për Tregjet Dixhitale (DMA), i cili vendos masa antitrust dhe Ligjit për Shërbime Dixhitale (DSA), i cili parashikon moderimin e përmbajtjes. BE-ja mund të shtojë në listë edhe kompaninë Amazon, siç ka njoftuar agjencia Reuters.

DMA parashikon gjoba deri në 10% të qarkullimit global ose 20% për shkelje të përsëritura. Sipas DSA-së, gjoba maksimale është 6% e të ardhurave.

Shefi i Metas Mark Zuckerberg i ka bërë thirrje Presidentit Trump që të ndalojë BE-në të gjobisë firmat e teknologjisë amerikane. Aleati i zotit Trump, Elon Musk është përplasur vazhdimisht me rregullatorët e BE-së.

Një mënyrë tjetër është taksimi i ofruesve të shërbimeve dixhitale. BE pezulloi përpjekjet për vendosjen e një takse të shërbimeve dixhitale për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje më të gjerë në Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), e cila publikoi një projekt-traktat shumëpalësh në vitin 2023 që ende nuk është finalizuar.

Një numër vendesh të BE-së, si Franca, kanë taksa për shërbimet dixhitale. Zoti Trump në mandatin e tij të parë u përgjigj me tarifa, të cilat më pas u pezulluan nga zoti Biden./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

Presidenti Trump vendos 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit

Para

‘Transparency International’: Korrupsioni ende sfidon Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova vendet e vetme me përmirësim

Para
‘Transparency International’: Korrupsioni ende sfidon Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova vendet e vetme me përmirësim

‘Transparency International’: Korrupsioni ende sfidon Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova vendet e vetme me përmirësim

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar