• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror

nga Fast News
3 months më parë
në Bota
0
SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Presidentit Trump pushoi nga puna disa qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit në një fundjavë të ngarkuar me udhëtime ajrore. Pushimet nga puna ndodhin vetëm disa javë pas një përplasje vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një aeroplan pasagjerësh në fund të muajit të kaluar në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, “Ronald Reagan”.

Punonjësit e punësuar në dy vitet e fundit, të cilët ndodheshin në periudhë prove, u njoftuan se ishin pushuar nga puna përmes emailit të premten në mbrëmje, thuhej në një deklaratë të David Speros, president i sindikatës së punonjësve të sigurisë së aviacionit.



Në mesin e punonjësve të pushuar nga puna ishin edhe operatorët e radarëve në Administratën Federale të Aviacionit, punonjës që merreshin me operacionet e uljes së avionëve dhe orientimin e tyre, tha një kontrollor i trafikut ajror për agjencinë e lajmeve Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti.

Një zyrtar i Departamentit të Transportit tha të hënën vonë për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’ se asnjë kontrollor i trafikut ajror nuk u prek nga shkurtimet dhe se agjencia ka “mbajtur në punë personelin që kryen funksione kritike të sigurisë”. Në përgjigje të një tjetër pyetje të agjencisë, zyrtari tha se do të duhej të konfirmonte nëse punonjësit e radarit, uljes dhe orientimit të avionëve që u pushuan nga puna konsideroheshin pjesë e funksioneve kritike të sigurisë.

Shoqata Kombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror tha përmes një deklarate të shkurtër të hënën se po “analizonte efektin e pushimeve nga puna të punonjësve federalë mbi sigurinë e aviacionit, sistemin kombëtar të hapësirës ajrore dhe anëtarët e organizatës sonë”.

Punonjës të tjerë të Administratës Federale të Aviacionit, që u pushuan nga puna, po punonin në një sistem radarësh urgjent sekret të paralajmërimit të hershëm në shtetin e Havait. Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara njoftuan në vitin 2023 fillimin e punës për këtë sistem paralajmërimi, që do të merrej me zbulimin e raketave me vetëdrejtim që hyjnë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara. Programi, i cili financohet pjesërisht nga Departamenti i Mbrojtjes, është një nga disa programe të mbrojtjes kombëtare të menaxhuara nga Administrata Federale e Aviacionit, që përfshin prodhimin dhe dislokimin e radarëve me rreze më të gjatë veprimi rreth kufijve të vendit.

Për shkak të natyrës së punës së tyre, personeli i kësaj zyre zakonisht ofron një transferim të gjerë njohurish përpara daljes në pension për të shmangur humbjen e njohurive institucionale, tha Charles Spitzer-Stadtlander, një nga punonjësit e këtij programi, që u pushua nga puna.

Personeli i programit për radarin e Havait dhe zyrës së Programit të Mbrojtjes Kombëtare të Administratës Federale të Aviacionit bëjnë punë që “lidhen me mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, tha zoti Spitzer-Stadtlander. “Mendoj se ata as që e dinin se çfarë bën Programi i Mbrojtjes Kombëtare. Ata mund të kenë menduar se kjo nuk është një gjë e madhe, ai thjesht punon për Administratën Federale të Aviacionit.”

“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Veprimet e fundit më frikësojnë mua. Për këtë duhet të jetë i frikësuar edhe publiku amerikan”, tha zoti Spitzer-Stadtlander.

Pushimet nga puna ndodhin në një kohë kur Administrata Federale e Aviacioni po përballet me një mungesë të kontrollorëve të trafikut ajror. Zyrtarët federalë kanë shprehur shqetësimin për sistemin e mbingarkuar të trafikut ajror dhe personelin e pamjaftueshëm për vite me radhë, veçanërisht pas një numri incidentesh me avionë që fluturonin shumë afër njëri-tjetrit në aeroportet e Shteteve të Bashkuara. Ndër arsyet që ata kanë përmendur për mungesën e personelit janë pagat jo të mira, turnet e gjata, trajnimi intensiv dhe pensionimet e detyrueshme.

Në përplasjen vdekjeprurëse të 29 janarit midis një helikopteri të ushtrisë amerikane “Black Hawk” dhe avionit me pasagjerë të kompanisë “American Airlines”, që është ende nën hetim, një kontrollor po monitoronte trafikun e linjës ajrore komerciale dhe atë helikopterit në aeroportin e ngarkuar të Uashingtonit. Normalisht kjo punë bëhet nga dy persona./ Zëri i Amerikës

Etiketa: aktualitet
Pas

Kredia për banesa arrin në 54.9 mld lekë! Qytetarët braktisin Euron, po marrin më shumë në Lekë

Para

Frikë nga lufta? Danimarka rrit buxhetin e mbrojtjes me gati 7 miliardë euro

Para
Frikë nga lufta? Danimarka rrit buxhetin e mbrojtjes me gati 7 miliardë euro

Frikë nga lufta? Danimarka rrit buxhetin e mbrojtjes me gati 7 miliardë euro

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar