Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rama tenton të “rilindë” bujqësinë me kredi, 250 mln euro për sektorin

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rama tenton të “rilindë” bujqësinë me kredi, 250 mln euro për sektorin

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama po përiqet të “rilindë” bujqësinë me kredi. Kryeministri zhvilloi një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues nga sistemi bankar për të diskutuar mbi mënyrat e financimit të sektorit, që është më pak i kredituari nga bankat.

Në takim është vendosur që të vihet në dispozicion të bujqësisë një linjë e re financimi ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe garancisë sovrane që do të japë qeveria.  Kryeministri Edi Rama u shpreh se interesi i ulët i kredive dhe reduktimi i kërkesave për kolateral do ta bëjnë këtë financim më tërheqës për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë.

“Duhet të jemi shumë të hapur dhe besoj duhet të biem dakord që 2.1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor, është vërtet shumë pak. Me mirëkuptimin e plotë për ngurrimin, me bindjen që me ndërveprim dhe mbështetje mes bankës qendrore dhe nivelit të dytë shumë arsye të ngurrimit do kapërcehen. Ky është një hop cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin. Duke pasur parasysh, kemi vendosur objektivin që në 2030 eksportet të arrijnë mbi 1 mld euro. I kemi 4-fishuar. Arritja e objektivit për 1 mld euro kërkon një fuqi të shtuar të fermerëve dhe do vijë përmes investimeve dhe rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat”, tha Rama.

Një kreditim të tillë të bujqësisë guvernatori i Bankës së Shqipërisë e cilësoi një hap të madh që do ndikoj në uljen e varfërisë.

“Ecuria ende larg nevojave që sektori bujqësor ka për kredi pasqyron realitetin e rrezikut që mbart kreditimi i tij si pasojë e natyrë së aktiviteti, mungesës së kolateralit dhe kostove të larta. Por rritja e vëmendjes suaj ndaj kreditimit të tij është një çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit. Studimet e kryera kanë evidentuar se kreditimi i këtij sektori ka një ndikim dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë krahasuar me kreditimin e sektorëve të tjerë”, u shpreh Sejko.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Deri në 2027 qeveria të dedikojë nga buxheti I shtetit 5.1 miliardë lekë. “Në sektorin e bujqësisë këtë vit duke arritur në 146 milionë euro, ku vetëm për skemën kombëtare të fermerëve dhe subvencionimit të naftës kemi alokuar 4,4 miliardë lekë për të çuar atë deri në 5,1 miliardë lekë deri në 2027”, tha Petrit Malaj, ministër i Financave.

“Zhvillimi natyral ekonomik, i vënë nën presion aktualisht si nga kërkesa në rritje për eksporte, por edhe nga konsumi i brendshëm në rritje, si rezultat i rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë, ka nevojë për mbështetje reale të zhvillimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për të nxitur investimet cilësore”, tha Anila Denaj, ministre e Bujqësisë.

Bujqësia zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e vendit teksa edhe 40% e popullsisë është e punësuar në këtë sektor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse ndihemi gjithmonë të rraskapitur pas pune?

Para

Si mësojnë më shpejt njerëzit e zgjuar

Para
Si mësojnë më shpejt njerëzit e zgjuar

Si mësojnë më shpejt njerëzit e zgjuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

nga Fast News
19:08 | 23/02/2026
0

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

nga Fast News
18:58 | 23/02/2026
0

Gerti Boshnjaku: Lidhja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri me të ardhmen e e-commerce në Ballkan

Gerti Boshnjaku: Lidhja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri me të ardhmen e e-commerce në Ballkan

nga Fast News
18:47 | 23/02/2026
0

Qeshja, çelësi i krijimit të lidhjeve shoqërore

Qeshja, çelësi i krijimit të lidhjeve shoqërore

nga Fast News
09:00 | 22/02/2026
0

Recent News

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

19:08 | 23/02/2026
Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

18:58 | 23/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora