• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
11 months më parë

Pensionet e ulëta, Rama premton reformim të skemës

ngaFast News
në Ekonomi
0
Pensionet e ulëta, Rama premton reformim të skemës

Edi Rama

“Të zgjedhësh mes dhimbjes afatshkurtër dhe dhimbjes afatgjatë sepse reformë pa dhimbje nuk ka”, kështu u shpreh kryeministri Rama.

Qeveria ka zgjedhur të parën! Skema e pensioneve e vitit 2014 nuk do të zhbëhet, por ajo do të pësojë ndryshime rrënjësore. Paralelisht me reformën, shteti do të vijojë të japë nga dy bonuese për të moshuarit çdo vit.

“Reformimi i skemës së pensioneve është maratonë, nuk është sprint. Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e viit 2014”, tha Rama.

Nga konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë mbi premtimet e opozitës për të moshuarit.

“Ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, do të thotë ti hapësh luftë fakteve, ti kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere”, tha Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Teksa nxori në pah tre shkaqet kryesore që rrezikojnë deri në pamundësi skemën aktuale të pensioneve Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu tregoi edhe se si duhen korrigjuar në të ardhmen gabimet e së shkuarës.

“Emigrimi, Informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, u shpreh Xiaoqing Yu, Drejtoresha e Bankës Botërore për BP.

Nëse këto gabime nuk korrigjohen, të moshuarit në vend nuk do mund të pleqërojnë kurrë me dinjitet. Paratë që ata marrin nuk mjaftojnë dhe kjo u pranua edhe nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“Përpjekja e deritanishme për ta adresuar mos-mjaftueshmërinë e të ardhurave për pensionistët me bonuse e transferta të tjera, ku vitin që shkoi akorduam edhe bonusin më të lartë të dhënë ndonjëherë dhe sivjet siguruam edhe bonusin e ri të pranverës, duhet të  një zgjidhje afat-gjatë dhe në afat-gjatë nuk është as e qëndrueshme”, tha Blendi Gonxhja, ministër i MEKI.

Me ndihmën e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka hartuar një draft-dokument për të ndryshuar skemën e pensioneve që pritet të hidhet së shpejti për konsultim publik.

Etiketa: aktualitet
Pas

Personazhet që lanë gjurmë në histori, mes tyre edhe një shqiptare

Para

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar