• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Parku teknologjik “Durana”, hapet thirrja për përdoruesit e parë, shteti ofron lehtësi deri në 10 vite

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Parku teknologjik “Durana”, hapet thirrja për përdoruesit e parë, shteti ofron lehtësi deri në 10 vite

Blendi Gonxhe

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha kompanitë dhe punonjësit e tyre që do të jenë pjesë e “Durana Tech Park” në Xhafzotaj të Durrësit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin apo për të ardhurat personale për të paktën 10 vite. Gjithashtu, sipërmarrjet në fushën e teknologjisë do paguajnë kontribute shoqërore për të punësuarit në jo më shumë se 95 euro në muaj.

“Parku teknologjik Durana sjell zhvillim ekonomik për Shqipërinë. Është një pol zhvillimi rajonal. Nga Durana presim të përfitojmë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar, transferim të dijeve si dhe kthim të start-up në biznese të mirëfillta që krijojnë mundësi punësimi dhe aftësimi”, tha Blendi Gonxhja, ministër, MEKI.



Pjesë e “Durana Tech Park” ndërkohë veç kompanive mund të bëhen pjesë edhe universitetet, q qendrat kërkimore, “start up” dhe nomadët digjitalë.

“Durana është më shumë se një park, është një platformë që mbështet teknologjinë, nomadet digjital dhe start up. Ky hap e pozicionon Shqipërinë në hartën globale të inovacionit. Deri tani kanë shprehur interesin për të qenë biznese pjesë e Duranes 50 kompani”, tha Elira Kokona, Drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Përmes këtij parku, synohet krijimi i mundësive të reja për punësim dhe aftësim profesional dhe kthimi i autostradës Tiranë-Durrës në një pol rajonal të zhvillimit teknologjik.

“Durana Tech Park ofron hyrje pa vizë në territorin e Shqipërisë dhe një leje qëndrimi pesëvjeçare për punonjësit, me mundësinë e marrjes së shtetësisë shqiptare pas pesë vitesh. Ky përfitim është veçanërisht i favorshëm për kompanitë e huaja dhe nomadët dixhitalë që kërkojnë një proces të thjeshtë dhe një integrim pa pengesa mes punës dhe jetesës”, tha Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër, MEKI.

“Për më tepër, me kosto jetese deri në 40% më të ulëta se mesatarja e BE-së, Shqipëria ofron një mundësi të mirë jetese për punonjësit ndërkombëtarë, duke e bërë Durana Tech Park një destinacion ideal për bizneset globale dhe profesionistët e teknologjisë”, tha Sokol Duma, zëvendësministër, MEKI.

Thirrja për aplikime për përdoruesit e parë të parkut u hap të martën, ndërsa pritshmëritë janë që fituesit e parë të konfirmohen deri në fundin e muajit prill.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Skifterët e zinj” tashmë mund të fluturojnë edhe pa pilot!

Para

Inteligjenca Artificiale, Elon Musk lançon Grok 3 dhe sfidon OpenAI dhe DeepSeek

Para
Inteligjenca Artificiale, Elon Musk lançon Grok 3 dhe sfidon OpenAI dhe DeepSeek

Inteligjenca Artificiale, Elon Musk lançon Grok 3 dhe sfidon OpenAI dhe DeepSeek

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar