• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Burime Njerëzore

Paga 1 deri në 3 mijë euro, rreth 6 mijë vende pune të lira në panair

nga Fast News
2 months më parë
në Burime Njerëzore
0
Paga 1 deri në 3 mijë euro, rreth 6 mijë vende pune të lira në panair
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit. Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge. Për të zbutur këtë ngërç, qeveria po përpiqet  të marrë në rolin e ndërmjetësit duke organizuar një Panair Pune.

“Kemi 2200 oferta pune më pagë 1000 euro, por janë 5500 vende që kërkohen nga bizneset private, por paga mund të jetë dhe 2000 euro apo 3000 euro”, tha Klevis Hysa, drejtor i Agjencisë Kombëtar Kombëtare të Punësimit.



Me paga më të larat dhe të shpërndara në profile të ndryshme, sipërmarrjet kërkojnë të punësojnë në total sa më shpejt këtë fillim-vit të paktën 5 mijë e 700 individë.

“Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.

Pjesë e grupit të të rinjve, me dëshirë madje të shtuar për t’u futur në tregun e punës është Viola. Turizmi është synimi i saj.

“Duke qene se jam nga Vlora dhe kam pasur eksperiencë në banak, jam duke parë për punë në profilin e turizmin”, tha për A2 CNN, studentja Viola Doko.

Ka edhe nga ana që ndonëse e kanë një punë, e shfrytëzojnë panairin për t’u përditësuar me nevojat e tregut.

“Jam duke studiuar tregun dhe duke u përpjekur të krijoj lidhje të reja. Unë punoj part time për një kompani auditi, por më pëlqen të kontrolloj se çfarë tregu ka nevojë”, u shpreh për A2 CNN, studenti Erjon Lleshi.

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, tashmë aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi.

“Vetë fjala Work&Study do të thotë që e ardhmja e vendit tonë duhet të edukohet në mënyrë që të jetë produktive në punësimin e saj. Kjo është një ftesë për të gjithë të rinjtë që duan të ndihmojnë vetën e tyre në karrierë, por  ë ndihmojë dhe ekonominë e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Për të zbutur sa më shumë krizën për fuqi punëtore, qeveria pritet të vërë së shpejti në zbatim edhe formulën “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës.” Skema do të bashkë-financohet nga qeveria dhe sipërmarrjet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cila është faqja e internetit më e vizituar në botë?

Para

Pas datës 3 mars asnjë rekrutim në administratë, ministrja Pirdeni: Përjashtohen këto fusha

Para
Pas datës 3 mars asnjë rekrutim në administratë, ministrja Pirdeni: Përjashtohen këto fusha

Pas datës 3 mars asnjë rekrutim në administratë, ministrja Pirdeni: Përjashtohen këto fusha

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar