• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fitimet e munguara të kanabisit mjekësor, cfarë po e mban peng industrinë e “drogës”?

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Fitimet e munguara të kanabisit mjekësor, cfarë po e mban peng industrinë e “drogës”?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Sot në Shqipëri nuk diskutohet më nëse duhet lejuar apo jo kanabisi mjekësor. Pasi kjo cështje është vulosur pas miratimit të ligjit nga parlamenti në korrik të vitit 2023. Diskutimi tani është mbi mënyrën sesi do të bëhet zhvillimi i këtij aktiviteti në vendin tonë, kontrollin e tij dhe fitimet e supozuara që duhet të sjellë për ekonominë.



Gati një vit pas kësaj deklarate të kryeministrit, më saktësisht më 21 korrik të vitit 2023, parlamenti miratoi nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri. Një draft që kishte ngjallur shumë diskutime dhe skepticizëm, edhe brenda rradhëve të socialistëve dhe që u manifestua edhe në votim, ku drafti kaloi me 69 vota pro të socialistëve, 3 abstenime të tyre dhe 23 votat kundër të opozitës.

Sot lejimi i kanabisit mjekësor është realitet. Edhe pse destinacioni i nënprodukteve të kanabisit është eksporti, kritikët e shohin të parakohshëm ligjin duke argumentuar se Shqipëria ende mbetet një vend me sundim të dobët të ligjit, si dhe vend burim e tranzit i bimëve narkotike.

Edhe pse ligji është në fuqi tashmë prej mëse një viti e gjysmë, nisma që lejon aktivitetin e kanabisit mjekësor ka avancuar me ritme të ngadalta.

Në mbledhjen e dy javëve më parë, qeveria miratoi kriteret për zonat dhe parcelat, ku do të kultivohet kanabisi mjekësor. Sipas ligjit, sipërfaqja maksimale për kultivim do të jetë 150 hektarë. Ndërkohë që ende nuk kanë dalë aktet e tjerë nënligjorë që do t’I hapnin rrugë licencimit të kompanive.

Ligji i miratuar tashmë parashikon disa hapa për nisjen e aktivitetit të kanabisit mjekësor në Shqipëri, me destinacion eksportin.

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë së Kontrollit të Kanabisit; licencimin për kanabis mjekësor dhe industrial; dhënien e 3 licencave për aktivitetin, ku cdo licencë është me afat 15 vjet, me të drejtë ronovimi.

Ligji specifikon se në kuadër të lejimit të kanabisit mjekësor do të jepen tre lloj licencash: për kultivimin e kanabisit; transportin dhe eksportin e tij.

Qeveria ka përcaktuar në ligj disa specifika për kompanitë që do të marrin licencën. Sipas tyre, ato duhet të kenë një eksperiencë 3 vjecare, të jenë prodhues në vendet e OECD për 5 vite, të zbatojnë praktika që janë të miratuara nga agjencia europiane e mjekësisë dhe ajo amerikane; të kenë kapital mbi 100 milionë lekë dhe garanci bankare sa 10% e vlerës së investimit.

A garantojnë këto kritere që kompanitë që do të përzgjidhen të jenë serioze dhe aktiviteti i tyre të jetë brenda objektivit të licencuar?

 Sot bota është e ndarë në qëndrimet e saj lidhur me licencimin apo jo të aktvitetit të kanabisit, qoftë kjo edhe për qëllime mjekësore.

Në rajonin e Ballkanit, ky aktivitet është i lejuar në Maqedoninë e Veriut, që prej vitit 2016 dhe që prej korrikut të vitit 2023, edhe në Shqipëri. Ndërsa është I ndaluar në Serbi, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.

Harta e vendeve që e lejojnë kanabisin mjekësor dhe jo vetëm, edhe atë për qëllime rekreativ është më e zgjeruar në Europë.

Në kontinentin tonë, janë 22 vende që lejojnë kanabisin mjekësor dhe 3 vende kanabisin rekreativ. Ndërsa 11 shtete e kanë të ndaluar kanabisin rekreativ.

Eksperiencat që vijnë nga këto vende lidhur me efikasitetin e lekimit të kësaj industrie janë gjithashtu të ndryshme.

Përfitimet ekonomike ishin arsyeja kryesore që qeveria dha për legalizimin e kanabisit mjekësor. Një proces që padyshim ka përfitime, por edhe risqe të mëdha. Kjo duke pasur parasysh problemet që ka Shqipëria në prodhimin dhe tregtimin e lënëve narkotike, ku thuajse në të gjitha raportet kombëtare dhe ndërkombëtare ky aktivitet I paligjshëm konsiderohet shumë shqetësues për vendin dhe jo vetëm, edhe për tregjet që furnzion.

Përfitimet që rrjedhin nga legalizimi i kanabisit mjekësor lidhen me avantazhet rrjedhin nga rritja e aktivitetit ekonomik; konkurrueshmëria në tregun global; rritja e punësimit dhe eksportit.

Ndërkohë që rreziqet lidhen me kontrollin mbi prodhuesit e kanabisit mjekësor; aksionerët e kompanive të licencuara; tolerance dhe normalizimin në përdorimin drogërave; rrezikun në pastrimit të parave dhe transparencën në të gjithë procesin.

Të dhënat tregojnë se legalizimi I kanabisit siguron fitime maramendëse, vecanërisht në vendet me kërkesë të lartë.

Raportet e përgatitura nga grupi këshillues me bazë në Londër “Prohibition Partners” e vlerësojnë tregun ligjor europian të kanabisit në 354 milionë euro në vitit 2022 dhe 516 milionë euro në 2023. Shitjet totale të kanabisit parashikohen të rriten me 45% për të arritur në 2.1 miliardë euro deri në vitin 2027 në Europë. Ndërsa vlera e tregut botëror të kanabisit të ligjshëm të prekë shifrën e 50 miliardë eurove.

Në ekonomi ekziston shprehja e famshme: risk i lartë, fitim i lartë. A po riskon shumë Shqipëria me legalizimin e kanabisit mjekësor dhe cili mund të jetë hapi i rradhës?

Me vendimin e dy javëve më parë, qeveria miratoi kriteret për zonat dhe parcelat, ku do të kultivohet kanabisi mjekësor. Por ekspertët e bujqësisë vlerësojnë se Shqipëria ka tokat më ideale për të kultivuar kanabisin. Sipas tyre, rreth 40% e fondit bujqësor të tokave në vend mund të shërbejnë për zhvillimin e kësaj kulture.

Në rregulloren e ligjit janë përcaktuar edhe zonat, në të cilat nuk do të ndërmerret një aktivitet i tillë. Të tilla si parcelat jo brenda zonave të mbrojtura, kullotave livadheve, ushtarake, larg parqeve të bletëve dhe jo në toka me përqendrim të lartë të metaleve.

Ndërkohë për të vlerësuar cilësinë e kanabisit që do të prodhohet në vend dhe do të eksportohet, do të ngrihet një laborator shkencor pritet të ngrihet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Entuziazmi i tre viteve më parë i qeverisë për të legalizuar kanabisin mjekësor duket se është shuar pak. Kjo duke pasur parasysh se kuadri ligjor me të gjitha aktet ende nuk është gati dhe akoma më larg është edhe licencimi i kompanive që do të merren me këtë aktivitet. Kryeministri dhe ministrat nuk po flasin më për kanabisin mjekësor. Mesa duket eksperimenti po rezulton i lehtë për tu realizuar, duke iu dhënë të drejtë një pjese të skeptikëve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Para

Si duhet strukturuar shoqëria civile në integrimin në BE? – Ibrahimaj: Qëllimi ynë, të krijojmë një Këshill Ekonomik në Shqipëri

Para
Si duhet strukturuar shoqëria civile në integrimin në BE? – Ibrahimaj: Qëllimi ynë, të krijojmë një Këshill Ekonomik në Shqipëri

Si duhet strukturuar shoqëria civile në integrimin në BE? - Ibrahimaj: Qëllimi ynë, të krijojmë një Këshill Ekonomik në Shqipëri

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar