• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Nga filxhanët e kafes te imazhet familjare, fotot e pazakonta që emigrantët po i nisin KQZ

nga Fast News
11 months më parë
në Lifestyle
0
Nga filxhanët e kafes te imazhet familjare, fotot e pazakonta që emigrantët po i nisin KQZ
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 153 mijë kërkesa kanë bërë emigrantët shqiptarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit dhe thuajse të gjitha kërkesat janë shqyrtuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, nga 125,477 zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 97,264 prej tyre ju është miratuar kërkesa, ndërsa 27,892 të tjerëve u është refuzuar.

Por ajo çka shihet si problematikë në procesin e regjistrimit nga vetë KQZ është mungesa e vëmendjes për të ndjekur videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER, të cilat ua lehtësojnë procedurën e regjistrimit.

Vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ndarë në një postim në Facebook, dhjetëra foto nga më të pazakontat që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë ngarkuar në platformë, për të provuar adresën e tyre apo statusin civil.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Çka bie në sy është masiviteti i fotove në çift, apo edhe familjare që janë ngarkuar nga ana e shqiptarëve të Diasporës, kryesisht për t’i dhënë përgjigje pyetjes mbi statusin e tyre civil.

Por aty mund të gjesh edhe foto filxhanësh, apo të tjera imazhe që nuk përkojnë me informacionin e kërkuar nga KQZ. Sakaq, Celibashi u bën thirrje bashkakombësve jashtë vendit që të ndjekin me përpikmëri manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se si të regjistrohen.

“Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim. Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqipëri sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit”, shkruan Celibashi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si mësojnë më shpejt njerëzit e zgjuar

Para

Ekonomia në qendër të fushatës në Kosovë. Ka shumë premtime, por a do të realizohen pas zgjedhjeve?

Para
Ekonomia në qendër të fushatës në Kosovë. Ka shumë premtime, por a do të realizohen pas zgjedhjeve?

Ekonomia në qendër të fushatës në Kosovë. Ka shumë premtime, por a do të realizohen pas zgjedhjeve?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar