• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Më shumë të ardhura në buxhet? Ja për cfarë kanë paguar më shumë taksa shqiptarët

nga Fast News
6 months më parë
në Finance
0
Më shumë të ardhura në buxhet? Ja për cfarë kanë paguar më shumë taksa shqiptarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e pagave kryesisht në sektorin publik, që është shoqëruar me shtim të pagesave të sigurimeve, si dhe rritja e cmimeve kanë mbushur buxhetin e shtetit. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në Raportin e fundit të Politikës Monetare taksat që kanë ndikuar në rritjen me rreth 10.3% të të ardhurave buxhetore në 11 mujorin e vitit 2024.

“Për 11 muajt e parë të vitit, të ardhurat arritën në rreth 647 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 10.3% në terma vjetorë. Kontributin më të lartë në zgjerimin e të ardhurave, me rreth 3.5 pikë përqindje, e kanë dhënë të ardhurat me karakter jotatimor, si pasojë e arkëtimeve të fondeve nga ISSH-ja dhe nga transferimi i gjendjes së papërdorur të fondit të shpronësimeve në buxhetin e shtetit”, theksohet në raport.





Sipas BSH-së, zërat e tjerë që dhanë kontribut pozitiv në zgjerimin e të ardhurave përgjatë vitit 2024 ishin: të ardhurat nga sigurimet sociale, me 2.6 pikë përqindje, si pasojë e peshës së lartë që zënë në totalin e të ardhurave; të ardhurat nga TVSH-ja e brendshme dhe ajo mbi importin e mallrave, përkatësisht me 2 dhe 1.2 pikë përqindje; të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, si pasojë e rritjes së pagave në sektorin publik e atë privat; dhe nga taksat lokale me 1.4 pikë përqindje. Të ardhurat nga TVSH-ja për 11 muajt e parë të vitit u zgjeruan me rreth 10.5% në terma vjetorë.

Banka e Shqipërisë vlerëson në analizën e saj se zgjerimi i shpejtë i të ardhurave nga TVSH-ja, krahas rritjes së importeve, i atribuohet dhe prodhimit të mallrave e shërbimeve në vend.

Suficiti buxhetor në fund të nëntorit ishte rreth 71.7 miliardë lekë, ose 3.1% e PBB-së, duke arritur nivelin më të lartë historik. Ndërkohë, deficiti i planifikuar për vitin 2024 ishte 57.3 miliardë lekë, që tregon se realizimi i planit kërkon një përqendrim të madh të shpenzimeve buxhetore gjatë muajit dhjetor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Jeta është një garë për të marrë gjithçka – por çfarë po merr vërtet?

Para

Kërkohen mbi 2 mijë kamerierë e banakierë, bizneset në sektorin e turizmit vihen në lëvizje

Para
Kërkohen mbi 2 mijë kamerierë e banakierë, bizneset në sektorin e turizmit vihen në lëvizje

Kërkohen mbi 2 mijë kamerierë e banakierë, bizneset në sektorin e turizmit vihen në lëvizje

Të Gjitha

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli – Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli – Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

nga Fast News
19:30 | 15/08/2025
0

Recent News

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025
Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

19:44 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar