• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Luftë tregtare SHBA-BE? Unioni: Do të kundër-përgjigjemi ndaj tarifave të aluminit dhe çelikut

nga Fast News
10 months më parë
në Bota
0
Luftë tregtare SHBA-BE? Unioni: Do të kundër-përgjigjemi ndaj tarifave të aluminit dhe çelikut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian paralajmëroi për një kundërpërgjigjie të fortë dhe proporcionale pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit, duke përshkallëzuar shqetësimet për një luftë tregtare.

Trump firmosi urdhërat të hënën duke rritur tarifat amerikane për aluminin në 25 % nga 10 % që ishin, duke eleminuar përjashtimet për vende të caktuara dhe marrëveshjet e koutave, ashtu si qindra mijëra dollarë përjashtime tarifash për produkte specifike për të dyja metalet.

Masat do të hyjnë në fuqi më 4 mars, siç konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Tarifat do të aplikohen te miliona tonë importe alumini dhe çeliku nga Kanadaja, Meksika, Koreja e Jugut dhe vende të tjera që deri më tani kishin hyrë në SHBA pa taksa.

Presidentja e Komisionit europian Ursula von der Leyen tha se ndjente keqardhje të thellë për vendimin e SHBA, duke thënë se tarifat do të dëmtonin bizneset dhe aq më shumë konsumtatorët. Përgjatë dekadës së fundit, BE ka eksportuar 3miliard euro çelik në vit.

“Tarifat e pajustifikuara nuk do të mbeten pa përgjigjie. Ato do të shoqërohen me kundërmasa të vendosura dhe proporcionale. BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e veta”, tha Ursula Von Der Leyen, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu Kancelari gjerman Olaf Scholz i tha Parlamentit të martën se BE do të reagojë njëzëri ndaj masave të SHBA.

“Si tregu më i madh në botë, me 450 milion qytetarë, kemi fuqinë për ta bërë diçka të tillë”, ishin fjalët e Scholz. Ndërsa ende nuk janë dhënë detaje se cila mund të jetë kundërpërgjigjia e BE, një opsion do të ishte riaktivizimi i tarifave që blloku vendosi në 2018 e që u pezulluan mbi bazën e një marrëveshje të dakordësuar mes Von Der Leyen dhe presidnetit të atëherëshem, Joe Biden, shkruan A2 CNN.

Po ashtu kryeministri kanadez Justin Trudeau i cilësoi tarifat si të papranueshme, dhe paralajmëroi kundërpërgjigjie. Kur është pyetur më herët mbi mundësine e masave që mund të marrin vendet ndaj tarifave të reja, Trump ka thënë se kjo nuk i intereson.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekonomia pa besim, pasojat tek qytetarët dhe bizneset

Para

“Përdoren edhe për të pastruar para”- Për çdo 400 shqiptarë ka një organizatë jo-fitimprurëse, gati 6 mijë në total

Para
“Përdoren edhe për të pastruar para”- Për çdo 400 shqiptarë ka një organizatë jo-fitimprurëse, gati 6 mijë në total

"Përdoren edhe për të pastruar para"- Për çdo 400 shqiptarë ka një organizatë jo-fitimprurëse, gati 6 mijë në total

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

nga Fast News
11:44 | 26/11/2025
0

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

nga Fast News
11:42 | 26/11/2025
0

Borxhet po grumbullohen, një e katërta e europianëve nuk i paguajnë faturat në kohë

Borxhet po grumbullohen, një e katërta e europianëve nuk i paguajnë faturat në kohë

nga Fast News
11:39 | 26/11/2025
0

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

nga Fast News
17:55 | 25/11/2025
0

Recent News

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

11:44 | 26/11/2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

11:42 | 26/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar