• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kredia për banesa arrin në 54.9 mld lekë! Qytetarët braktisin Euron, po marrin më shumë në Lekë

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Kredia për banesa arrin në 54.9 mld lekë! Qytetarët braktisin Euron, po marrin më shumë në Lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kredia për shtëpi u rrit për të 5-tin vit radhazi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për banesa arriti në 54.9 miliardë lekë në 2024, një rritje me 13% krahasuar me vitin 2023. Këtë tendencë agjentët e pasurive të paluajtshme e lidhin me normat e ulëta të interesit, por dhe rritjen e pagave, ku qytetarët arrijnë të plotësojnë edhe këtë kriter të bankave për të përfituar kredinë.





“Nëse shkojmë drejt deklarimit real të pagave kjo është një nga kushtet për të aksesuar sektorin bankar. Kemi pasur prirje inflacioniste çfarë do të thotë që kursimet e tyre u gërryen dhe tashmë i drejtohen më shumë për kredi. Por dhe patjetër që tregu i pasurive të paluajtshme ka njohur një rritje të qëndrueshme”, shprehet Reinaldo Pipiria, NAREA.

Dëshira e të qenurit pronar të një banese, i ka bërë qytetarët shqiptarë edhe më borxhlinj ndaj bankave por më së shumti në monedhën kombëtare për shkak të luahtjeve në kursin  e këmbimit valutor.

Kreditë për shtëpi individët po i marrin më shumë në monedhën vendase. Kredia e re për banesa arriti në 40.9 miliardë lekë në fund të 2024, një rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kredia në lekë ka qenë më e lirë. Një normë euribori 3.5 dhe spredi deri në 2.5% ka bërë që kredia në euro të jetë shumë më e kushtueshme se kredia në lekë”, shtoi më tej ai.

Nga ana tjetër kredia e re në euro për banesa zbriti në 14 miliardë lekë një vit më parë, një rënie me 24% krahasuar me vitin 2023. GRAFIK

“Euro ka treguar një mungesë stabiliteti ku ra mbi 20% në vitet e fundit. Edhe bankat nuk i incentivojnë në këto raste, por nga ana tjetër dhe individët ndjehen të pasigurt”, shprehet Pipiria.

Por rritja e shpejtë e kredisë për pasuritë e paluajtshme krijoi shqetësim te Banka e Shqipërisë, e cila një vit më parë aplikoi për herë të parë një shtesë kundër ciklike me qëllim ngadalësimin e rritjes së kredisë për ekonominë. Një shqetësim që u adresua edhe nga FMN për marrjen e mazave shtesë./Top Channel

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? – Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë

Para

SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror

Para
SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror

SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar