• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
10 months më parë

“Kredia, kursi i këmbimit dhe normat e interesit…”. Ja çfarë diskutoi shefi i FMN-së me guvernatorin në Tiranë

ngaFast News
në Ekonomi
0
“Kredia, kursi i këmbimit dhe normat e interesit…”. Ja çfarë diskutoi shefi i FMN-së me guvernatorin në Tiranë

Mbërrin në Tiranë për të parë nga afër ecurinë e ekonomisë, Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Riccardo Ercoli. Ai zhvilloi një takim me guvernatorin Gent Sejko. Banka e Shqipëris ëbën të ditur në njoftimin për shtyp, se lidhur me ekonominë shqiptare, Guvernatori u shpreh se, pavarësisht sfidave, ajo ka pasur një ecuri pozitive. Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim.

Në kuadër të mbikëqyrjes bankare, Guvernatori Sejko prezantoi për z. Ercoli ndryshimet rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, për mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një mjedisi më transparent për huamarrësit. Këto ndryshime do të sjellin ulje të kostove për qytetarët dhe rritje të transparencës mbi komisionet dhe kushtet e kredive. Ato janë pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të rritur sigurinë financiare dhe për të mbrojtur më mirë interesat e konsumatorëve.

Në vijim, Guvernatori prezantoi programin e financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, i cili synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare që mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset që operojnë në Shqipëri. Guvernatori shtoi se aksesi në financim, kryesisht për sektorin e bujqësisë, ka qenë më i kufizuar, ndaj Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbështesë këtë sektor, si dhe agroturizmin dhe gjithë bizneset e tjera të vogla dhe të mesme me një program në vlerën e rreth 25 miliardë lekëve. Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë lekëve.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri. Sipas Guvernatorit, me rritjen e kërkesës për shërbime më të shpejta dhe të sigurta, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke synuar anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Ky anëtarësim shënon një moment kyç në rrugën e modernizimit financiar të Shqipërisë, duke përmirësuar infrastrukturën financiare dhe duke e afruar më shumë vendin me standardet dhe praktikat e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN shprehu vlerësimin e tij për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, si mandati dhe objektivi kryesor i Bankës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Së fundi, z. Ercoli inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, si dhe vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesi i FMN-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe të asistencës teknike në të ardhmen.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ëndrra e çmendur që vjen nga shekulli XIX, udhëtim me tren nga Londra në Nju-Jork për 54 minuta

Para

Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar