• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

KQZ i bllokoi projektligjin, Erion Braçe: Kuvendi ta miratojë nismën, gjobën do ta paguaj unë

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
KQZ i bllokoi projektligjin, Erion Braçe: Kuvendi ta miratojë nismën, gjobën do ta paguaj unë

Erion Brace

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bujqësia do të vijojë me të njëjtën skemë rimbursimi TVSH-je, deri në shtator 2025, kur të konstituohet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bllokoi shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që rregullon skemën e rimbursimit në bujqësi, me argumentin se ka efekt elektoral dhe shkel Kodin Zgjedhor.

“Kam kërkuar shpjegime nga KQZ, dhe pres një informacion, po jam i bindur se ata nuk e kanë kuptuar nismën”, tha Eduart Shalsi, kreu i Komisionit të Ekonomisë.

Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20 % në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri, rimbursimin e TVSH-së e ka 0 %, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20 %. Me argumentin se ky projektligj nuk sjell favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkon sqarime nga KQZ se ku preket kodi. Nismëtari Erion Braçe kërkoi që nisma të miratohet nga Kuvendi dhe se gjobën e KQZ-së do e paguaj vetë ai.

“Më vjen keq që nisma ka një emër mbiemër dhe minimalisht duhet të më kishte thirrur, për të kuptuar ata se për çfarë bëhet fjale. Te marrin e të lexojnë nismën, dhe të kuptojnë se çfarë efekti ka nisma. Vendimi që kanë marrë është vendim kuzhinë, të ndalosh cilindo të qëroje patatet në kuzhinë se përfituesi është ai që han patate të skuqura. Do doja shumë të vijonim përpara dhe gjobën e paguaj unë me këste. Kush është ankuar për këtë nismë, kush? 6 vite e kam kuptuar se kush e pengon nismën, por ata kanë arritur deri këtu tek KQZ”, tha deputeti Braçe.

Ndryshimi i skemës është miratuar unanimisht të martën nga Komisioni i Ekonomisë, bazuar në argumentin se formula e 2018-ës e propozuar nga ish-ministri në arrati Arben Ahmetaj, ka dëmtuar sektorin, ka favorizuar produktet e importit të të gjitha grupeve ushqimore dhe ka shtuar informalitetin.

Barazimi i skemës së TVSH-së është një kërkesë që përsëritet çdo vit që prej 2018-ës, sa herë që shqyrtohet buxheti dhe paketa fiskale. Po të martën, KQZ bllokoi edhe nismën për “Paketën e Maleve”, e cila në fakt më herët ishte pezulluar nga vetë deputetët në komisione parlamentare, pasi favorizon me përjashtime tatimore 500 përfitues.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Korridori VIII po merr formë”, Rama e nis ditën me punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Para

Goditja demografike, INSTAT: Lindjet në rënie, ndërsa po shtohen vdekjet

Para
Goditja demografike, INSTAT: Lindjet në rënie, ndërsa po shtohen vdekjet

Goditja demografike, INSTAT: Lindjet në rënie, ndërsa po shtohen vdekjet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

nga Fast News
11:44 | 26/11/2025
0

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

nga Fast News
11:42 | 26/11/2025
0

Borxhet po grumbullohen, një e katërta e europianëve nuk i paguajnë faturat në kohë

Borxhet po grumbullohen, një e katërta e europianëve nuk i paguajnë faturat në kohë

nga Fast News
11:39 | 26/11/2025
0

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

nga Fast News
17:55 | 25/11/2025
0

Recent News

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

11:44 | 26/11/2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

11:42 | 26/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar