• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kaosi me eksportet, nafta shënon rritje, në rënie të gjithë produktet e tjera

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Kaosi me eksportet, nafta shënon rritje, në rënie të gjithë produktet e tjera
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përmirësohet situata në tregtinë e jashtme. Janari ka shënuar rritje të eksporteve, duke ndryshuar trendin negative të viteve të fundit, ndërkohë që rritja e importeve ka qenë thuajse e papërfillshme. Por të dhwnat e detajuara tregojnë se kjo rritje ka ardhur vetëm nga karburantet, pasi të gjithë grup mallrat e tjerë që eksportohen janë në rënie.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar eksportet e mallrave arritën vlerën 31 miliardë lekë, duke u rritur me 4.9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 21,7 %, në krahasim me dhjetorin 2024. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, me rritje 0.1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 23.5 %, në krahasim me dhjetorin e vitit që sapo u mbyll.



Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 miliardë lekë, duke u ulur me 4.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke u ulur me 45.4 %, në krahasim me dhjetorin 2024.

Kontributi i grupeve kryesore në eksporte

Gjatë muajit Janar 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,9 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +13,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,1 pikë përqindje etj.

Kontributi i grupeve kryesore në importe

Gjatë muajit Janar 2025, në rritjen e importeve prej 0,1 %, krahasuar me Janar 2024, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,67 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,65 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,99 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,3 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me -0,14 pikë përqindje.

Tregtia sipas vendeve partnere

Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2024 janë: Kosova (91,6 %), Greqia (2,0 %), Spanja (86,0 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (17,7 %), Gjermania (1,6 %), Turqia (43,1 %), etj.

Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,9 %), Kina (45,4 %), Greqia (2,1 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe në krahasim me Janar 2024 janë: Turqia (9,1%), Gjermania (2,0 %), SHBA (55,5 %), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,9 %, të gjithë tregtisë. Në Janar 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (9,9 %), Greqia (7,7 %), Kosova (7,0 %).

Etiketa: aktualitet
Pas

Ulen interesat e kredive, Banka e Shqipërisë tregon arsyet

Para

Gentian Sala zgjidhet në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Para
Gentian Sala zgjidhet në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Gentian Sala zgjidhet në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar