• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
11 months më parë

Frikë nga SPAK? Institucionet s’i shpenzuan dot të gjitha paratë e planifikuara gjatë 2024

ngaFast News
në Ekonomi
0
Frikë nga SPAK? Institucionet s’i shpenzuan dot të gjitha paratë e planifikuara gjatë 2024

Institucionet nuk i shpenzuan dot të gjitha paratë e planifikuara gjatë vitit të shkuar. Nga mbi 771 miliardë lekë të përllogaritura, u përdorën vetëm 734.1 miliardë lekë. Teprica përllogaritet në rreth 37 miliardë lekë apo 370 milionë euro.

“Mos-realizimi i investimeve do të thotë praktikisht se nuk kemi arritur ato objektiva që kishim përcaktuar për vitin 2024 si rritja ekonomike, realizimi i investimeve etj”, tha Klodian Muço, pedagog, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë ndërkohë se nga 128.5 miliardë lekë të planifikuara për investime, u shpenzuan vetëm 115 miliardë lekë. Ekspertët tregojnë edhe arsyet se pse tepruan 13.5 miliardë lekë. me kursin aktual të këmbimit rreth 135 milionë euro, shkruan A2 CNN.

“Në fakt ajo që u vu re muajt e fundit, që u përmend edhe nga funksionarë të rëndësishëm të qeverisë… vihet re një tendencë në zyrat shtetërore se po haset gjithnjë e më tepër vështirësi në zyrat shtetërore në realizimin e investimeve apo në firmosjen e financimeve të projekteve të caktuara për arsye burokratike, legale dhe kryesisht nga frika e institucioneve të drejtësisë”, tha Muço.

Ministria e Financave argumenton se shpenzimet patën ecuri të ngadaltë vjet për shkak të vonesave në procedurat tenderuese, vonesave në realizimin e projekteve si dhe në marrjen e fondeve të huaja. Por për ekspertët e njëjta nuk pritet të ndodhë këtë vit me zgjedhjet parlamentare në prag.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Po të shikoni edhe këto luhatjet e fundit euro-lek po vijnë edhe si pasojë e investimeve të shtuara të qeverisë që në ditët e para të janarit. Me zgjedhjet në prag, po ka një rritje të ndjeshme e cila pritet të vijojë të shpenzimeve të investime të ndryshme.”, u shpreh eksperti.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se realizimin më të ulët të investimeve gjatë vitit të shkuar e ka Ministria e Ekonomisë, ndjekur nga ministria e Brendshme, ministria e Mbrojtjes, e Arsimit, e Bujqësisë, dhe e Infrastrukturës, ndërsa ecurinë më të mirë e ka pasur Ministria e Shëndetësisë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Viti 2025 nis me pesimizëm, bie besimi i një pjese të biznesit dhe konsumatorëve

Para

Do paguani gjobën dhe karrotrecin! Policia nis aksionin kundër parkimit të gabuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

nga Fast News
18:00 | 31/12/2025
0

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

nga Fast News
17:30 | 31/12/2025
0

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

nga Fast News
16:56 | 31/12/2025
0

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

nga Fast News
16:42 | 31/12/2025
0

Para
Do paguani gjobën dhe karrotrecin! Policia nis aksionin kundër parkimit të gabuar

Do paguani gjobën dhe karrotrecin! Policia nis aksionin kundër parkimit të gabuar

Recent News

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

18:00 | 31/12/2025
Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

17:30 | 31/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar