Nëse po planifikon të vizitosh Tourism & Travel Show Albania, përgatitu për një përvojë unike! Ky panair është eventi kryesor i turizmit në Shqipëri, duke mbledhur profesionistë, investitorë dhe entuziastë të industrisë nga e gjithë bota. Për dy ditë, Pallati i Kongreseve do të kthehet në qendrën e inovacionit dhe zhvillimit të turizmit, ku do të eksplorosh mundësi të reja biznesi, rrjetëzim dhe ide të freskëta për sektorin turistik.
Ja çfarë të pret në këtë edicion të jashtëzakonshëm!
Panairi i Vetëm i Turizmit në Shqipëri
Tourism & Travel Show Albania, Panairi i Vetëm i Turizmit në Shqipëri, do të mbahet në datat 12-13 shkurt në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas pjesëmarrjes së suksesshme në panairin FITUR dhe përpara përfaqësimit të rëndësishëm si shtet nderi në ITB Berlin, këtë herë sjellim botën në Tiranë! Organizuar nga Iceberg Exhibitions, panairi do të mbledhë +100 ekspozues nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa, duke përfshirë hotele, agjenci turistike, institucione, shoqata dhe shumë kompani që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo operojnë në fushën e turizmit. Gjithashtu, do të kemi 40 blerës ndërkombëtarë nga 18 vende të botës si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, India, Indonezia dhe shumë të tjerë, në bashkëpunim me New Deal Europe.
Zona e Ekspozimit
Zona e ekspozimit në Hollin Kryesor të Pallatit të Kongreseve dhe ambientet e jashtme do të mbledhë + 100 ekspozues, të ndarë në:
- 45% hotele nga Shqipëria dhe rajoni
- 30% agjenci turistike dhe turoperatore
- 10% shoqata turistike nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.
Lista e kompanive pjesëmarrëse në Aneksin 1 të këtij dokumenti.
B2Balkan Marketplace – Event me standarte ndërkombëtare
Një nga shtyllat kyçe të suksesit të panairit është eventi B2Balkan Marketplace, i cili do të mbahet ditën e parë të panairit, më 12 shkurt. Ky event ka disa muaj që organizohet në bashkëpunim me bashkëpunëtorin tonë New Deal Europe, i cili ka rekrutuar numrin më të lartë të blerësve turistikë ndërkombëtarë të ardhur në Shqipëri. Të gjithë blerësit janë regjistruar në platformën digjitale b2balkan.com dhe janë njohur me të gjithë ekspozuesit dhe shitësit e produkteve turistike, duke skeduluar edhe takimet që do të kenë në panair.
Më 12 shkurt, rreth 40 blerës ndërkombëtarë nga 18 shtete të botës do të jenë në panair për të zhvilluar takimet e tyre të skeduluara. Grupi i blerësve do të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga Iceberg Exhibitions, si Darka e Mirëseardhjes, Mbrëmja për Networking, dhe evente të tjera të dedikuara për krijimin e lidhjeve profesionale.
Një element i rëndësishëm i vizitës së këtij grupi është udhetimi familjarizues (Fam Trip), që do të organizohet në ditën e dytë të panairit. Blerësit do të nisen në një itinerar të përzgjedhur, duke eksploruar Shqipërinë përmes një eksperiencë të kuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Pra, qëndrimi i tyre në Shqipëri nuk është thjesht një vizitë takimesh biznesi, por një skenar i plotë promovimi për vendin tonë, duke kombinuar mundësitë e biznesit me eksplorimin e destinacioneve turistike.
Mbështetja Institucionale dhe Partnerët Kryesorë
Panairi mbështetet nga partneri kryesor i panairit dhe FamTrip Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Partnerët kryesorë përfshijnë:
Partnerë Gold: ATHS 2023, Kastrati Group
Partner Silver: Unioni Turistik Shqiptar
Partner Forumi: GIZ Albania
Partnerë Mediatikë: Premium Channel, MICE & Tourism Around the World, Business Magazine
Partner Mbështetës i Fam Trip: Past & Present Journey
Dy Ditë të mbushura me Aktivitete, Inovacion dhe Rrjetëzim
Për dy ditë, Tourism & Travel Show Albania do të jetë epiqendra e diskutimeve, takimeve dhe eksperiencave që do të formësojnë të ardhmen e turizmit në Shqipëri. Panairi do të krijojë një hapësirë dinamike ku profesionistët e industrisë do të eksplorojnë trendet më të fundit, do të ndajnë ekspertizën e tyre dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm.
Dita e parë nis me ceremoninë zyrtare të hapjes, ku do të mblidhen aktorët kryesorë të sektorit, përfaqësues nga institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë. Ky moment do të shërbejë si një platformë për të ndarë vizione dhe strategji mbi të ardhmen e turizmit në Shqipëri dhe rajon.Programi i panairit përfshin një përzierje të pasur aktivitetesh, që nga panelet dhe forumet mbi turizmin e qëndrueshëm, teknologjinë në turizëm, turizmin rural dhe zhvillimin e zonave të reja turistike, e deri te zgjerimi i ofertës turistike të Shqipërisë për tregjet ndërkombëtare.
Përtej diskutimeve profesionale, pjesëmarrësit do të përjetojnë aktivitete kulturore dhe argëtuese, si performanca artistike, muzikë live, valle tradicionale dhe happy hours – një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim në një atmosferë të këndshme. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe industrisë së filmit dhe prodhimit kinematografik, me aktivitete të dedikuara për të nxitur bashkëpunimin me sektorin privat dhe për të identifikuar lokacione tërheqëse për xhirime në Shqipëri.
Këto dy ditë të mbushura me aktivitete, ide dhe mundësi të reja do të shërbejnë si një pikënisje për bashkëpunime të frytshme dhe për promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm.
Media Zone
Tourism & Travel Show Albania do të ketë një hapësirë të dedikuar për median, ku dinamika e panairit do të përcillet në kohë reale përmes një mbulimi të gjithanshëm dhe profesional. Media Zone, e kuruar nga Premium Channel, si partneri kryesor mediatik i eventit, do të sigurojë që çdo moment i rëndësishëm të vijë tek audienca me qartësi dhe intensitet.
Për dy ditë me radhë, kamerat dhe mikrofonat do të kapin çdo detaj – nga diskutimet në panelet kryesore, te emocionet e rrjetëzimit mes profesionistëve të industrisë, e deri te energjia e aktiviteteve artistike dhe kulturore. Përveç raportimeve live nga zonat kryesore të panairit, Media Zone do të shndërrohet edhe në një studio të lëvizshme, ku do të realizohen intervista ekskluzive, podcaste dhe biseda të thelluara me kompanitë pjesëmarrëse, ekspertët dhe vizitorët.
Përveç mbulimit televiziv nga Premium Channel, një tjetër partner mediatik, Business Magazine, do të sjellë një pasqyrim të plotë të panairit përmes artikujve dhe intervistave të dedikuara. Ky partner do të sigurojë që informacioni mbi trendet, sfidat dhe mundësitë e industrisë së turizmit të arrijë tek një audiencë më e gjerë dhe e angazhuar.
Media Zone do të jetë jo vetëm një dritare për publikun që ndjek eventin nga jashtë, por edhe një platformë e fuqishme për bizneset dhe profesionistët që duan të ndajnë historitë e tyre, të prezantojnë shërbimet dhe të ndriçojnë potencialin e tyre në industrinë e turizmit. Një arenë ku fjala, imazhi dhe inovacioni bashkohen për të formësuar narrativën e këtij panairi unik.
Zonat e Panairit
Eventi është dizajnuar për të ofruar një eksperiencë të pandërprerë:
• Hyrja: Regjistrimi dhe asistenca për vizitorët.
• Zona e Ekspozimit: Prezantimi i produkteve turistike dhe shërbimeve novatore, destinacioneve emocionuese dhe mundësive unike të udhëtimit.
• Zona B2B: Qendra për takime të planifikuara biznesi, duke bashkuar 50 blerës ndërkombëtarë përmes Hosted Buyers Program.
• Zona e Eventeve: Sesione interaktive dhe diskutime paneli mbi trendet e turizmit.
• Lounge për Ushqim & Rrjetëzim: Hapësirë për rrjetëzim informal.