Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vendimi që pritet: Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeteve nën standartin “Euro 5”

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Vendimi që pritet: Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeteve nën standartin “Euro 5”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4 që aktualisht është në fuqi“.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve. Pas 5 viteve vlerësojmë se është koha për të kaluar në standardin ‘Euro 5’”, tha Arben Progni nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve.

Zhvlerësimi i euros nga njëra anë dhe orientimi i tregut të importeve drejt Koresë së Jugut veçanërisht gjatë vitit të shkuar pritet ta bëjnë lehtësisht të zbatueshëm vendosjen e standardit “Euro 5” në importin e automjeteve.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 12 muajt e lënë pas, 44.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin prodhuar pas vitit 2011, ndërsa gati 19 për qind përmbushin standardin “Euro 6”, raporton A2.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ne si DPSHTRR do të vijojmë me diskutimet dhe shpresojmë që vendosja e këtij standardi të hyjë në fuqi nga ky vit për të ndikuar kështu në përmirësimin e  flotës së automjeteve dhe uljen e nivelit të ndotjes në ajër.”

Gjatë vitit të shkuar në vend u regjistruan për herë të parë 99 mijë e 441 automjete. Periudha e pranverës dhe verës, veçanërisht muajt maj e korrik shënuan nivelin më të lartë të automjeteve të regjistruara për herë të parë.

Me shtimin e importeve si pasojë edhe e turizmit, numri i automjeteve aktive në vend ka arritur në 925 mijë.

“Në vitin 2018, raporti i motorizimit ishte 220 mjete për 1 mijë banorë e sot jemi në kushtet e 400 mjeteve për 1 mijë banorë. Ka një rritje të konsiderueshme veçanërisht vitin e fundit.”

Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina.

Shteti në Azinë Lindore vitin e shkuar u rendit i pari në drejtim të importeve të automjeteve, me 18 mijë e 827 të tilla duke lënë pas Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 pyetje që duhet t’i bëni patjetër për të ecur përpara në 2025

Para

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

Para
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

nga Fast News
21:31 | 06/11/2026
0

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

nga Fast News
20:46 | 06/11/2026
0

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën

nga Fast News
20:25 | 06/11/2026
0

Lavazhet nën kontroll të AKUK, 1206 subjekte të identifikuara në vend

Lavazhet nën kontroll të AKUK, 1206 subjekte të identifikuara në vend

nga Fast News
14:49 | 06/11/2026
0

Recent News

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

21:31 | 06/11/2026
Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

20:46 | 06/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora