• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023

nga Fast News
1 year më parë
në Të gjitha
0
Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e shqiptarëve të regjistruara nëpërmjet censit 2023 nuk janë ruajtur sic e kërkon ligji. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Institutin e Statistikave nxjerr në pah mënyrën e përdorimit të pajisjeve elektronike tableta por dhe ruajtjes së tyre gjatë procesit të regjistrimit të të dhënave të shqiptarëve.

Ndonëse një magazinë me qira me vlerë 420 mijë lekë në muaj u kontraktua për pajisjet teknologjike, ky ambient u përdor për parkim. Ndërsa tabletat u transferuan  në ambiente të cilat si parashikonte ligji. Procesi I kalimit të të dhënave u bë pas ndërlidhjes me internet dhe sinkronizimit.

“Sinkronizimi i të dhënave nuk bëhej tek kjo hapësirë ku ndodheshin tabletat (magazina), por tek ambienti i informatikës, për shkak të mungesës së shërbimit të internetit në ambientin e magazinës. Për rrjedhojë veprimet e mësipërme kanë cenuar parimet e sigurisë së të dhënave sensitive dhe kofidencialitetit, të cilat bien në kundërshtim me Ligjin “Për censin e popullsisë dhe banesave” si dhe Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale””, deklaron KLSH.

“Jam habitur si mund të ruhen të dhënat e pajisjet nëpër bodrume, garazhe të marra me qira. Nuk dimë as çfarë sistemi është përdorur dhe s’kemi pse të jemi të varur nga interneti dhe ato janë digjitale duhet të ishin me internet. Mund të sinkronizoheshin në kohë reale me të dhëna. Me gjithë këtë zhvillim teknologjik në kohë reale nuk kishim pse të ruanim këto pajisje”, theksoi eksperti i teknologjisë Edmond Liçaj.

Përtej kushteve që tabletat ruheshin por dhe kundërshtimit të ligjit, një pjesë e tyre ende nuk janë mbledhur ndërsa të tjerë edhe ripërdoren për nevoja të INSTAT. Por sa i rrezikon ky veprim të dhënat e shqiptarëve?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Referuar kontratës së blerjeve të pajisjeve elektronike si dhe Fletë Hyrjeve përkatëse në magazinën qendrore të INSTAT-it, numri total i këtyre pajisjeve rezulton 7,700 copë. Nga verifikimi i procesverbaleve rezulton se në magazinën e Cens-it janë në total 6,963 copë. Diferenca prej 737 tableta vazhdojnë të jenë në përdorim nga stafi monitorues i Cens në INSTAT, por që aktualisht përdoren për projekte dhe anketa të ndryshme, që nuk kanë të bëjnë me Cens-in”, deklaron KLSH, raporton A2 CNN.

“Pse duhet të ruhen të dhënat në një pajisje dhe më pas të sinkronizohen me sistemin. Ky është problem se cenohet siguria e pajisjes. Ishin mbi 7 mijë pajisje  të përdorura dhe mbi 700 mungojnë nuk janë të magazinuara dhe aq më tepër po të njëjtat pajisje përdoren për qëllime të tjera të institucionit”, u shpreh  eksperti i teknologjisë Edmond Liçaj.

Kontrolli i lartë i Shtetit  në raportin e auditimit këshillon ngritjen e një grupi pune për konstatimin e problematikave por dhe mbledhjen e plotë të tabletave me qëllim ruajtjen e të dhënave të shqiptarëve./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Para

Forumi ekonomik “Davos 2025”, diskutohet për pasiguritë gjeo-ekonomike

Para
Forumi ekonomik “Davos 2025”, diskutohet për pasiguritë gjeo-ekonomike

Forumi ekonomik "Davos 2025", diskutohet për pasiguritë gjeo-ekonomike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve

nga Fast News
07:30 | 22/01/2026
0

Trump në Davos: Askush veç SHBA-së nuk e siguron Groenlandën, PE pezullon punën për marrëveshjen tregtare BE-SHBA

Trump në Davos: Askush veç SHBA-së nuk e siguron Groenlandën, PE pezullon punën për marrëveshjen tregtare BE-SHBA

nga Fast News
22:35 | 21/01/2026
0

“Make America Go Away”, kapelet që po sfidojnë Trump-in në Groenlandë

“Make America Go Away”, kapelet që po sfidojnë Trump-in në Groenlandë

nga Fast News
13:30 | 21/01/2026
0

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

nga Fast News
13:00 | 21/01/2026
0

Recent News

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve

07:30 | 22/01/2026
Trump në Davos: Askush veç SHBA-së nuk e siguron Groenlandën, PE pezullon punën për marrëveshjen tregtare BE-SHBA

Trump në Davos: Askush veç SHBA-së nuk e siguron Groenlandën, PE pezullon punën për marrëveshjen tregtare BE-SHBA

22:35 | 21/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar