• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria shlyen borxhet e rrugëve dhe largimeve nga puna, gati 1 miliard euro në në tri javët e para të janarit

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Qeveria shlyen borxhet e rrugëve dhe largimeve nga puna, gati 1 miliard euro në në tri javët e para të janarit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për investime të kryera e shërbime të marra por të papaguara, bashkë me vendime gjyqësore të vitit të shkuar e mallra të blerë për këta muaj…nga arka e shtetit në më pak se tre javë kanë dalë 96.7 miliardë lekë, me kursin aktual të k. gati 1 miliardë euro në më pak se tre javë.



“Ato që mendoj se janë specifika që kanë ndodhur në këtë periudhë janë politikat e rritjes së pagave të cilat detyrimisht japin një detyrim shtesë në buxhetet e institucioneve përkatëse. Ato projektet të mëdha infrastrukturore të cilat kanë mbetur pa u shlyer gjatë vitit 2024 e që shlyhen menjëherë tani”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri më 20 janar kanë dalë nga arka e shtetit 35.4 miliardë lekë apo 37 për qind më tepër para se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Nga ana tjetër, edhe politikat e ndryshme subvencionuese, të cilat shpesh janë në kuadër të qëllimeve elektorale e cila e ka konsumuar vet-veten tashmë, natyrisht që ka shtuar dhe ka çuar shpenzimet në këto nivele”, thotë Gjokutaj.

Për pagat, pensionet, ndërtuar rrugë, shkolla e ujësjellës, menaxhuar mbetjet apo për t’u mbrojtur nga zjarret e përmbytjet për këtë vit planifikuar është një buxhet prej  më shumë se 822 miliardë lekë. Ai është mbi 51 miliardë lekë apo 6.6 për qind se sa buxheti i vitit 2024 dhe 87 për qind më i madh se në vitin 2014. Por, me gjithë se më i madhi në histori, ai mund të harxhohet shpejt nëse ecet me këto ritme.

“Është një konstatim që bazohet mbi ato tregues që tashmë ekonomia po i reflekton. Po ka një lodhje të ekonomisë që po vjen si pasojë e shpenzimeve të cilat nuk p[o përkthehen në asete, por po mbesin si detyrime”, thotë Gjokutaj.

Ekonomia shqiptare po kalon ndoshta “ditët më të mira ndonjëherë”, por qeveria po kërkon të shtojë borxhet. Brenda marsit vendi pritet të dalë në tregjet e huaja për të marrë 600 milionë euro hua. Ministria e Financave ka nisur procedurat për një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës ligjore për emetimin e Eurobond-it./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

Para

“Çelësi për t’u bërë i pasur”: Si të mposhtni paragjykimet që mund t’ju pengojnë!

Para
“Çelësi për t’u bërë i pasur”: Si të mposhtni paragjykimet që mund t’ju pengojnë!

“Çelësi për t’u bërë i pasur”: Si të mposhtni paragjykimet që mund t’ju pengojnë!

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar