• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paradoksi i ekonomisë, kemi rritje, por jo para

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Paradoksi i ekonomisë, kemi rritje, por jo para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Ekonomia shqiptare po përballet me paradokse të forta, të cilat në finale janë me kosto për xhepat e qytetarëve. Ndërsa qeveritarët mburren me rritjen e latë ekonomike, konsumatorët ankohen për mungesën e të ardhurave dhe çmimet e larta. Një rritje ekonomike që nuk përkthehet në më shumë para dhe as në më shumë optimizëm.



Viti që sapo u mbyll u konsiderua përgjithësisht i mirë për ekonominë. Kjo e parë në nivelin makro dhe nga sytë e qeverisë dhe mbështetësve të saj. Pasi në mikro, thënë ndryshe në ekonominë reale, situata paraqitet krejt ndryshe.

Rritja ekonomikë në 2024-ën pritet të zyrtarizohet në 3.9%. I njëjti nivel rritje parashikohet edhe për këtë vit që sapo ka nisur. I kënaqshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Tashmë është qartazi e dukshme se ekonomia jonë i është rikthyer shtratit pozitiv të rritjes, pas pandemisë në vitin 2020.

Por në ekonomi, ashtu si edhe në shumë fusha të tjera, djalli qëndron në detaje. Një rritje e shëndoshë ekonomike do të ishte ajo që do të reflektohej me më shumë vende pune e më shumë të ardhura për qytetarët dhe bizneset. Kjo është ndjerë shumë pak, për të mos thënë aspak për një pjesë të qytetarëve.

Rritja e pagave ka nisur vetëm në dy vitet e fundit dhe kryesisht në sektorin shtetëror, duke qenë e ndjeshme veçanërisht në vitin 2024, që iu paraprin zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Ndërkohë që në privat, paga mesatare mbetet dukshëm më e ulët, çka tregon për pamundësinë financiare të biznesit që të ecë me të njëjtin hap si qeveria.

Diferenca mes pagës në shtet dhe asaj në privat është thelluar ndjeshëm dhe aktualisht, një i punësuar në shtet merr mbi 27 mijë lekë më shumë në muaj se një i punësuar në biznes. Pagat janë e ardhura kryesore që kanë pjesa dërrmuese e shqiptarëve.

Mungesa e të ardhurave, por jo vetëm, edhe rritja e përgjithshme e çmimeve, e cila për produktet ushqimore ka qenë edhe më e ndjeshme, ka ndikuar që konsumatorët të mos ndihen shumë optimist.

Sipas të dhënave, rritja e çmimeve tek ushqimet ose thënë ndryshe inflacioni i ushqimeve është ndjeshëm më i lartë se inflacioni i përgjithshëm, duke goditur kryesisht shtresat me të ardhura të pakta, si pensionistët apo të varfrit.

Mesatarisht, në vendin tonë një familje shpenzon rreth 40% të buxhetit të saj për ushqime, ndërkohë që tek ata me të ardhura të ulëta apo pensionistët, të ushqyerit arrin në mbi gjysmën e të ardhurave mujore. Gjë që dëshmon për nivelin e ulët të standardit të jetesës, çka padyshim, është burim pesimizmi.

E kjo u duk qartë në dhjetor, ku besimi tek ekonomia pësoi rënie. Një ecuri gati e pazakontë duke pasur parasysh periudhën, që përkon me festat e fundvitit me qasjen e qytetarëve për të shpenzuar dhe konsumuar më shumë. Por kjo nuk ndodhi këtë vit.

Vrojtimi periodik i publikuar nga Banka e Shqipërisë evidentoi se në dhjetor, besimi në ekonomi ra me 3.8%. Një pesimizëm që u ndje nga të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, si shërbimet, tregtia, industria dhe ndërtimi, si dhe nga konsumatorët. Këta të fundit ndihen pesimistë nisur nga situata financiare aktuale; pamundësia për blerje të mëdha; niveli i çmimeve dhe situata e përgjithshme ekonomike.

Por për ekspertët, më shqetësues është rënia e besimit tek biznesi, që është edhe agjenti kryesor i ekonomisë. Ai që hap vende pune, paguan më shumë taksa e tatime dhe krijon vlerë të shtuar në ekonomi. Motori kryesor që vë në lëvizje paranë dhe të gjithë instrumentet e tjerë ekonomikë po jep shenja ngadalësimi.

Në ekonomi, paraja është besim dhe rënia e besimit përkthehet në më pak shpenzime nga qytetarët për konsum, më pak investime nga biznesi dhe më pak para në qarkullim. Çka në një rreth vicioz çon në rënie të ekonomisë. Ndaj, besimi është thelbëson për të vënë në lëvizje motorët e ekonomisë.

2025-a është një vit zgjedhor dhe zakonisht, në periudha të tilla ka më shumë para në qarkullim, si rrjedhojë edhe e politikave më dashamirëse sociale nga ana e qeverisë. Një klimë e tillë ka filluar të ndihet, fillimisht me bonusin e pensionistëve në dhjetor, e më pas me bonusin e premtuar të pranverës, me bonusin për familjet e varfra, me subvencionet shtesë për fermerët e së fundmi, edhe me uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek për kilovat orë për abonentët familjarë.

Ekspertët rekomandojnë disa masa, si mënyra që besimi në ekonomi të jetë i qëndrueshëm dhe të ushqejë rritjen ekonomike. Rrjedhimisht, kjo e fundit të jetë më e lartë dhe më e shëndetshme, duke u përkthyer në më shumë të ardhura të disponueshme për qytetarët dhe në një jetesë më të mirë për ta.

Ekonomia nuk ndërtohet brenda një dite, as ajo e një familje dhe as e vendit. Por ushqehet vazhdimisht, që në fund të çdo dite të ketë më shumë besim e ky besim të justifikohet nga më shumë para. Në të kundërt, pavarësisht sesi e sheh, ena do të jetë gjithmonë gjysmë bosh.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e Policisë së Shtetit

Para

Ende në pritje njohja e pensioneve me Italinë. Cfarë po ndodh me Greqinë?

Para
Ende në pritje njohja e pensioneve me Italinë. Cfarë po ndodh me Greqinë?

Ende në pritje njohja e pensioneve me Italinë. Cfarë po ndodh me Greqinë?

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar